Zmbrapsja Kryeministrit për Demarkacionin

“Ne, të hënën, do ta procedojmë [Demarkacionin] në Kuvend”.

Isa Mustafa, Maj 2017

Rrenë

Pasi e tërhoqi Demarkacionin nga seanca e Kuvendit në shtator të vitit të kaluar, Kryeministri Isa Mustafa premtoi disa herë se këtë marrëveshje do ta procedojë prapë, por kurrë nuk dha një datë se kur do ta bëjë.

Isa Mustafa: “Ne, të hënën, do ta kemi mbledhjen e qeverisë dhe do ta procedojmë [Demarkacionin] në Kuvend”.

Vlerësimi: Kryeministri për herë të dytë është tërhequr nga zotimi i tij për procedim të Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në Kuvendin e Kosovës. Në mbledhjen e thirrur të qeverisë së Kosovës nuk kanë marrë pjesë asnjë nga ministrat që vijnë nga Partia Demokratike e Kosovës. Zotimi i tij për procedim është një premtim i parealizuar.

  • E Vërtetë

  • Pjesërisht E Vërtetë

  • Me Kos

  • Rrenë

  • Rrenë e kryptë

  • Qëndrim i ndërruar

  • Hetimet vazhdojnë

Të premten, më 5 maj, pasi opozitarët iniciuan mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë dhe Kuvendi caktoi seancën, Mustafa, i cili atë ditë ndodhej në Londër, në edicionin qendrorë të lajmeve në RTK, e tha datën se kur do ta procedojë marrëveshjen për ratifikimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi.

“Ne të hënën do ta kemi mbledhjen e qeverisë dhe do ta procedojmë [Demarkacionin] në kuvend, ndërsa procedurat tjera janë çështje e përgjegjësisë së kuvendit”.

E njëjta është përsëritur edhe në një komunikatë të qeverisë së Kosovës, në të cilën flitej për një bisedë që kryeministri Isa Mustafa ka zhvilluar me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Hoyt Yee.

“Kryeministri Mustafa dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Yee u pajtuan që të hënën Qeveria t’ia procedojë Kuvendit të Republikës së Kosovës Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Si rrjedhim, Qeveria e Kosovës do të mblidhet të hënën dhe ky projektligj do të përcillet në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në komunikatën e qeverisë së Kosovës, të datës 5 maj.

Mbledhja e qeverisë është thirr për të hënën në ora 10:00, ashtu siç ishte paralajmëruar. Në rendin e ditë të mbledhjes së qeverisë, demarkacioni ishte pika e parë e rendit të ditës. Ministrat e LDK-së iu përgjigjën thirrjes së qeverisë së Kosovës për mbledhje, mirëpo një gjë të tillë nuk e bënë edhe ministrat që vijnë nga PDK-ja. Asnjë nga ministrat e PDK-së nuk erdhi te salla e zakonshme ku mbahen mbledhjet e qeverisë së Kosovës.

Në këtë mbledhje që nuk u mbajt nuk erdhi as kryeministri Isa Mustafa. Gjatë kohës që ministrat e partisë së tij e prisnin në sallën e mbledhjeve të Qeverisë, shefi i tyre ishte në takim te kryeparlamentari Kadri Veseli, në të cilin ishte prezent edhe ambasadori amerikan Greg Delawie.

Pas një orë pritje, ministrat dolën e mbledhja u anulua. Ndërkohë Qeveria lëshoi komunikatë për medie.

“Pas diskutimeve të partnerëve të koalicionit qeverisës PDK-LDK, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e ShBA-së, është arritur dakordimi që mbledhja e kabinetit qeveritar ku do të shqyrtohet Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin të mbahet pas seancës së Kuvendit që do të zhvillohet të mërkurën”, thuhet në komunikatë e lëshuar nga qeveria.

E Mustafa pasi e përfundoi takimin në kuvend, mblodhi kryesinë e partisë. Përfundimisht, demarkacioni u paralajmërua se do të procedohet pas seancës së të mërkurës në të cilën do të votohet mocioni për mosbesim të qeverisë.

Nesër, Grupi Parlamentar i LDK-së, do të mblidhet në orën 11:00, në të cilin takim veç kryeministrit Isa Mustafa, do të marrë pjesë edhe ambasadori amerikan, Greg Delawie.

Premtimi i Thyer i Kadri Veselit për Mos-Rrëzim të Qeverisë

by Erjonë Popova
NA NDIQNI

Send this to a friend