array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=6"
  }
}

‘Tërheqja Taktike’ e Presidentit

Deklarata

Hashim Thaçi: “Iniciativa ligjore për ndryshimin e mandatit të FSK-së duhet të vazhdojë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe pa vonesa të mëtejshme”.

Hashim Thaçi

Vlerësimi

Qëndrim i ndërruar

Gjatë tërë muajit, Presidenti ka qenë i bindur që iniciativa e tij për ta ndryshuar mandatin e FSK-së përmes ligjit, duke i shmangur ndryshimet kushtetuese, do të shkojë deri në fund dhe nuk jepte shenja tërheqjeje ndaj presionit ndërkombëtar. Por vizita e zyrtarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Hoyt Yee, në Kosovë javën e kaluar, duket se e ka ndryshuar kursin e Thaçit. Të premten ai u tërhoq nga iniciativa për FSK-në e nisur pikërisht një muaj më parë.

Artikulli

Presidenti Hashim Thaçi ka ndërruar qëndrim sa i përket transformimit të FSK-së në ushtri. Një muaj më herët ai insistonte se transformimi do të ndodhë me ndryshime ligjore, ndërsa tash thotë se kjo do të bëhet me anë të ndryshimeve kushtetuese.

Më 7 mars, Presidenti Thaçi ia dorëzoi Kryeparlamentarit Kadri Veseli projekt-ligjin për transformimin e FSK-së. Vetëm një ditë më vonë, u mblodh kryesia e kuvendit dhe i njëjti u procedua në qeveri për mendim. Por deri sot qeveria nuk e ka kthyer projekt-ligjin tek deputetët.

Po më 8 mars, Thaçit i erdhën në takim ambasadorët e Quint-it të akredituar në Kosovë. Menjëherë pas takimit Presidenti doli në konferencë për media.

“.. për tre vjet me radhë jemi munduar ta koordinojmë këtë veprim me deputetët e komunitetit serb që jetojnë në Kosovë, por ata e kanë bërë të qartë se kurrë nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese për themelimin e ushtrisë së Kosovës. Mirëpo, ritheksoj se iniciativa ligjore për ndryshimin e mandatit të FSK-së, duhet të vazhdojë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe pa vonesa të mëtejshme”, kishte thënë Presidenti.

“Ne si institucione demokratike kemi vendosur që FSK-së t’ia japim mision dhe detyrat e një ushtrie moderne e cila do të jetë në gjendje që ta kryejë këtë mision”, kishte deklaruar Thaçi.

Ndërkohë që ai deklarohej që transformimi do të ndodhë me ndryshime ligjore, NATO e SHBA thonin se transformimi duhet të bëhet vetëm me ndryshime kushtetuese. Madje partnerët strategjik kishin deklaruar se nëse Kosova bënë ushtrinë njëanshëm, mbështetja ndërkombëtare do të rishqyrtohet.

E fiks një muaj pas, Presidenti ka ndërruar qëndrim, thash thotë se do t’i bind serbët.

“Unë sot i kam dërguar sot një letër zyrtare kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Veseli përmes të cilës kam kërkuar që iniciativa për ndryshimin e mandatit dhe rolit të FSK-së të mos vihet në rend të ditës edhe për pak kohë, përderisa institucionet tona dhe partnerët tanë strategjikë nuk përfundojnë edhe këtë përpjekje të fundit për të siguruar mbështetjen e të gjitha komuniteteve që transformimi i FSK-së të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese”, tha Thaçi.

Por zëvendës kryeministri Branimir Stojanoviq, përfaqësues i Listës Serbe, kundërshtoi transformimin e FSK-së në ushtri duke thënë “nuk është e vërtetë që serbët mbështesin themelimin e ushtrisë”.

http://kallxo.com/thaci-insiston-per-ushtrine-por-serbet-nuk-binden/