Tahiri e mban fjalën për publikim të shpenzimeve

Shpenzime e mia si kryetar i komunës do të jenë gjithmonë publike dhe transparente në raportim javor dhe mujor

Xhafer Tahiri, Maj 2018

E vërtetë

Kryetari i komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, gjatë debatit në balotazh, në Debat Pernime ka premtuar se do të publikojë të gjitha shpenzimet e tij si kryetar i komunës.

Tahiri kishte premtuar se shpenzimet do të bëhen publike në raportim javor dhe mujor.

“Shpenzime e mia si kryetar i komunës do të jenë gjithmonë publike dhe transparente në raportim javor dhe mujor”, kishte thënë Tahiri.

Xhafer Tahiri: Shpenzime e mia si kryetar i komunës do të jenë gjithmonë publike dhe transparente në raportim javor dhe mujor.

Vlerësimi: Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri e ka mbajtur fjalën e dhënë për publikimin e shpenzimeve si kryetar i Komunës, në baza javore dhe mujore. Ai i ka publikuar lartësinë e shpenzimeve të tij. Kjo transparencën e tij ka bërë që ai të bëhet lajm për këtë gjest, meqë të tjerat nuk e bëjnë të njëjtën gjë. Kallxo.com ka kërkuar qasje në faturat e këtyre shpenzimeve, për të parë se qysh e ka shpenzuar Tahiri paranë publike, por ende nuk na ka dhënë qasje. E një gjë e tillë është e nevojshme për të quar deri në fund transparencën.

  • E Vërtetë

  • Pjesërisht E Vërtetë

  • Me Kos

  • Rrenë

  • Rrenë e kryptë

  • Qëndrim i ndërruar

  • Hetimet vazhdojnë

Që nga marrja e mandatit si kryetar komune,  Xhafer Tahiri ka bërë publike shpenzimet e tij për çdo javë.

Në njoftimet e komunës të cilat bëhen për çdo javë, thuhet se shpenzimet janë bërë në kategorinë mallra dhe shërbime, por asnjëherë nuk shpjegohet specifikisht se ku janë harxhuar ato para.

KALLXO.com ka dërguar kërkesë  në zyrën e kryetarit për të pasur qasje në shpenzimet e detajuara të kryetarit, pra për të kuptuar se qysh i ka shpenzuar paratë publike. Komuna e Vushtrrisë nuk na ka dhënë qasje.

Kaçaniku në pritje të ujit

by Qëndresë Mustafa
NA NDIQNI

Send this to a friend