Shpend Ahmetit i Del e Saktë Data për Ujin

Fabrika e Ujit me 17 Mars të lëshohet në testim

Shpend Ahmeti, Mars 2017

E vërtetë

Shpend Ahmeti: “Fabrika e Ujit është gati që pas datës 17 Mars të lëshohet në testim”

Vlerësimi: Data e dhënë nga kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për fillim të punës së fabrikës së Ujit në Shkabaj ka rezultuar e saktë. Me datën 17 mars ka nisur testimi i fabrikës së Ujit në Shkabaj. Përkundër që është lëshuar në punë fabrika e ujit, krerët e Ujësjellësit kanë thënë se duhet pritur fundin e muajit për të pasur i gjithë qyteti ujë pandërprerë. Krypometri do të përcjellë nga afër nëse premtimi për furnizim me ujë pandërprerë do të realizohet brenda datave të reja të premtuara.

  • E Vërtetë

  • Pjesërisht E Vërtetë

  • Me Kos

  • Rrenë

  • Rrenë e kryptë

  • Qëndrim i ndërruar

  • Hetimet vazhdojnë

Me datën 17 mars ka nisur testimi i fabrikës së Ujit në Shkabaj. Nga kjo Fabrikë do të furnizohen me ujë komuna e Prishtinës, ajo e Fushë Kosovës dhe Obiliqit. Ndërsa indirekt nga kjo fabrikë do të përfitojnë edhe komuna tjera si: Podujeva, Graçanica, Drenasi, Lipjani dhe Shtimja.

Për ndërtimin e kësaj fabrike janë investuar 35 milionë euro. Këto mjete janë siguruar nga Qeveria Gjermane dhe Komisioni Europian përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KFW), Qeveria e Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe Kompania Ujësjellësi Rajonal ”Prishtina”-SH.A.

Në përurimin e fabrikës së ujit ka pasur një garë për marrjen e meritave për finalizim të projektit. Kryetari Shpend Ahmeti i pari e ka postuar një selfie nga fabrika e re e ujit.

Përurimi i kësaj fabrike sot u shndërrua në një mini-festival partiak të përvetësimit të meritave për realizimin e projektit.

Kryeministri Isa Mustafa në fjalën e tij ia ka kujtuar kryetarit Shpend Ahmeti se ka qenë ai në krye të Prishtinës kur e ka nisur këtë projekt.

“Unë veçmas jam i kënaqur, sepse edhe mua më ka rënë hise para pesë viteve kur e kemi përgatitur dokumentacionin për këtë investim që të nënshkruajmë, që të përcaktojmë strukturën e financimit”, tha Mustafa.

E ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, e ka lidhur projektin me emrin e programit të PDK-së, Misioni i ri.

“Misioni ynë për ujë dhe energji të bollshme po realizohet”, ka shkruar Stavileci në Facebook.

Përkundër që është lëshuar në punë fabrika e ujit, krerët e Ujësjellësit kanë thënë se duhet pritur fundin e muajit për të pasur i gjithë qyteti ujë pandërprerë. Krypometri do të përcjellë nga afër nëse premtimi për furnizim me ujë pandërprerë do të realizohet brenda datave të reja të premtuara.

Deri më tani, datat e premtuara nga kryetari i Komunës Shpend Ahmeti nuk kanë rezultuar të vërteta.

Edita Tahiri i Kryp Ambasadorët

by Kreshnik Gashi
NA NDIQNI