array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani | Foto: KALLXO.com

Shkolla që Nuk u Ndërtua në Krilevë

Deklarata

Begzad Sinani në vitin 2013: Në Krilevë dhe Busavatë, që me 15 qershor kam me i rrënu shkollat, me 20 kam me i nisë dhe me 1 shtator kanë me fillu nxënësit në shkollë.

Begzad Sinani

Vlerësimi

Rrenë

Shkolla në Krilevë ende nuk është ndërtuar. Pra, nuk është ndërtuar në shtatorin e vitit 2014, e as në vitin 2017.  Në Busavatë ka nisur ndërtimi i shkollës gjatë vitit 2017, pra kemi një plotësim të zotimit me 3 vjet vonesë.

Artikulli

Në debatin për Zgjedhjet Lokale të vitit 2013, kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani ka thënë se një ndër premtimet e tij është edhe ndërtimi i shkollës në fshatin Krilevë.

“Ndërtimi i katër ose pesë shkollave, unë jam deklaru në Krilevë dhe Busavatë, që me 15 qershor kam me i rrënu shkollat, me 20 kam me i nisë dhe me 1 shtator kanë me fillu nxënësit në shkollë”, ka premtuar Sinani në debatin me kandidatët për kryetar të Kamenicës në vitin 2013.

Premtimi i dhënë në vitin 2013 nuk është mbajtur. Mospërmbushja e premtimit është diskutuar në Debatin “Jeta në Komunë”, që është mbajtur në mes të mandatit në vitin 2016. Sinani kishte premtuar se shkolla në Krilevë do të kryhet në vitin 2017, por kjo ende nuk ka ndodhur, edhe pse mandatit të Sinanit i ka ardhur fundi.

“Unë kam dërguar kërkesat dhe projektin në Ministrinë e Arsimit, për Busavatë mund të them që kam përgjigje pozitive që në këtë do të fillojnë punimet, ndërsa për shkollën e Krilevës pres që vitin e ardhshëm të përfundojë. Në Krilevë në vitin 2017 kryhet”, është shprehur Sinani në mesin e mandatit për ndërtimin e shkollës në fshatin Krilevë.

Fshati Krilevë sipas regjistrimit të fundit të popullsisë ka 586 banorë, prej tyre 58 fëmijë prej moshës 5 deri 9 vjeç dhe 72 fëmijë prej moshës 10 deri 14 vjeç.

Agim Shkodra, drejtori i arsimit në Kamenicë ka thënë për KALLXO.com se në shkollën e fshatit Krilevë e zhvillojnë mësimin 48 nxënës. Sipas tij moti është planifikuar ndërtimi i një shkollë të re, kështu që sipas tij shkolla e re do të ndërtohet.

Kryetar i ri i Kamenicës është zgjedhur, Qendron Kastrati nga Lëvizja Vetëvendosje.