array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Rrenë apo Vepër Penale me Pranimin Teknik të Projektit në Rahovec

Deklarata

Seljadin Mazreku: “Unë personalisht, nuk kam dhanë nënshkrim”.

 

Seljadin Mazreku

Vlerësimi

Me kos

Është fakt që nënshkrimi i Mazrekut është në dokumentin e pranimit teknik të projektit. Kjo e demanton atë. Por, ai insiston që nuk e ka nënshkruar këtë dokument. Atëherë nëse kjo që e thotë Mazreku qëndron, atëherë kemi të bëjmë me një vepër penale, pasi në vend dhe emër të tij ka nënshkruar dikush tjetër. Meqë këtë çka e thotë Mazreku Kryepometri nuk ka arritur të faktojë, atëherë deklaratën e tij dhe gjithë procesin rreth pranimit teknik e ka vlerësuar “Me Kos”, pasi dokumentet e thonë të kundërtën e asaj që është deklaruar.

Artikulli

Në vitin 2012 kompania “Annex”, e përzgjedhur nga Komuna e Rahovecit, kishte vendosur gypa për ujësjellës, por të njëjtit është dashur të ndërrohen këtë dimër për shkak të cilësisë së punimeve.

Siç transmetoi “Drejtësia në Kosovë”, një pjesë e gypave është ndërruar edhe në vitin 2015.

Projekti që pritej t`i furnizonte me ujë banorët e fshatrave Kramovik, Çifllak, Dobidol, Polluzhë, Guri i Kuq, i kishte kushtuar buxhetit të Komunës së Rahovecit hiç më pak se 412 mijë euro.

Siç tregoi hulumtimi, në dosjen e lëndës shihet se Komuna në vitin 2012 e kishte pranuar projektin dhe paratë i ishin paguar kompanisë.

Seljadin Mazreku ishte anëtar i Komisionit për pranimin teknik të projektit. Ai fillimisht e ka arsyetuar projektin duke thënë se ka vepruar në bazë të ISO standardeve, prodhuesi i gypave nuk guxon të prodhojë gypa me cilësi të dobët.

“Në bazë të ISO standardeve, dokumentacioni që është ardhë… si gyp, fabrika nuk guxon me prodhu gypa fallco, pasi parashihen procedurat që duhet t’i përgjigjën ndoshta edhe gjykatës”, tha ai.

Por, ai insiston që nuk e ka nënshkruar pranimin teknik të projektit.

Pyetjes se a e keni dhënë nënshkrimin për pranimin teknik, Mazreku është përgjigjur me “Jo”.

Ai është sfiduar nga gazetari i emisionit “Drejtësia në Kosovë” se në dosjen e pranimit teknik figuron emri dhe nënshkrimi i tij.

“Unë personalisht, nuk kam dhanë nënshkrim”, tha Mazreku (Shih Video Ketu nga min 22:10).

Është fakt që nënshkrimi i Mazrekut është në dokumentin e pranimit teknik të projektit. Kjo e demanton atë. Por, insistimi i tij që nuk e ka nënshkruar, nëse qëndron, atëherë kemi të bëjmë me një vepër penale pasi në vend dhe emër të tij ka nënshkruar dikush tjetër.

Sipas gjetjeve në terren, pesë fshatrat nuk kishin furnizim të rregullt me ujë përkundër që ishte pranuar teknikisht projekti për shkak të plasaritjeve të vazhdueshme të gypave të instaluar nga ana e Komunës së Rahovecit.

Vetëm pak ditë pasi ishte lëshuar uji në vitin 2014, filluan plasaritjet e para në gypin prej 2 kilometrave, prishjet kishin vazhduar edhe në gypin kryesor.

Gjetjet treguan se vetëm gjatë vitit 2017 gypi kryesor në gjatësi prej 900 metrave kishte pasur 40 plasaritje me një vlerë dëmi prej 45 mijë eurosh.

Prishjet e projektit që në  pranim teknik ishte në rregull dhe pa probleme, çuan në ndërprerjen e ujit për këto fshatra.