array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrenat për Ujin

Deklarata

Shpend Ahmeti: “…Në qoftë se nuk kemi (24 orë ujë)… do të japim dorëheqje… brenda 24 muajve”- 2013

Shpend Ahmeti

Vlerësimi

Rrenë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nuk e ka mbajtur premtimin për furnizim pandërprerë me ujë brenda 24 muajve. 24 muajt e premtuar të Ahmetit kanë përfunduar në fillim të vitit 2016. Ai nuk ka dhënë as dorëheqje, siç ka deklaruar në fushatë parazgjedhore.

Artikulli

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka premtuar se nga data 17 mars qytetarët e Prishtinës do të furnizohen pandërprerë më ujë. Kur kanë mbetur edhe tri ditë deri te kjo datë për të parë nëse një gjë e tillë do të realizohet, Ahmeti ka lënë mbrapa një datë tjetër të premtuar për furnizim të pandërprerë me ujë, e cila ka skaduar më shumë se një vit më parë.

Ahmeti gjatë debateve parazgjedhore në emisionin Jeta në Kosovë kishte premtuar se brenda dy viteve të para të qeverisjes së tij do ta zgjidhte problemin e ujit në Prishtinë. Madje, ai kishte thënë se nëse nuk do të arrinte që t’i furnizonte qytetarët 24 orë me ujë do të jepte dorëheqje.

“Jo vetëm që e premtojmë, por në qoftë se nuk kemi (24 orë ujë), sepse e kemi qit si prioritet do të japim dorëheqje. Brenda 24 muajve”, ka thënë Ahmeti.

Këtë zotim ai e kishte bërë pasi e kishte elaboruar problemin e ujit në Prishtinë. Kishte thënë se nuk ka problem me sasinë e ujit që prodhohet, por me humbjen e tij prandaj kishte premtuar sanimin e rrjetit për të ndalur humbjet e ujit.

Me këtë premtim, Ahmeti ishte sfiduar nga autorja e emisionit Jeta në Kosovë, Jeta Xharra në fillim të vitit 2016. Xharra, në emisionin “Jeta në Komunë” e kishte pyetur Ahmetin nëse e ka bërë gati dorëheqjen. Kryetari i Komunës, Ahmeti kishte thënë se nuk do të japë dorëheqje por do të vazhdojë sfidën për të realizuar premtimin e dhënë për furnizim pandërprerë me ujë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Ahmeti e ka përsëritur premtimin për furnizim me ujë edhe gati një vit pasi e kishte marr mandatin e kryetarit të Komunës së Prishtinës.

Në emisionin “Interaktiv”, Ahmeti kishte premtuar se në fillim të vitit 2016, Prishtina do të ketë 24 orë ujë.

“Unë po them që në vitin 2016, Prishtina do të ketë 24 orë ujë”, ka premtuar Ahmeti. Madje, ai ka thënë se fjala është për fillim të vitit 2016, në mënyrë që t’i qëndrojë mbrapa premtimit të dhënë në fushatë që brenda 24 muajve Prishtina do të ketë 24 orë ujë.

Ahmeti ka bërë edhe premtime të tjera, nëpër televizione të ndryshme në Kosovë. Në fund të vitit 2016, Ahmeti në Emisionin “Argument Plus” ka premtuar se në fillim të vitit 2017 do të ketë furnizim pandërprerë me ujë për të gjitha lagjet e Prishtinës. Ai në këtë paraqitje në RTV21 ka thënë se deri në fund të vitit 2016, 8 lagje të Prishtinës kanë furnizim pandërprerë me ujë.

’Fabrika do të jetë në funksion në fillim të vitit 2017’’, tha Ahmeti.

Ai madje para se të premtojë se në fillim të vitit 2017 do të jetë funksionale, ka thënë se shumë njerëz po angazhohen që të punojnë për keq me qëllim që një premtim i “Shpend Ahmetit të mos realizohet”.

Së fundmi, Ahmeti ka thënë se fabrika do të lëshohet me datën 17 mars. Këtë datë do ta presim për të parë nëse premtimi i fundit do të realizohet apo jo.