Rrenat e Pacollit e Bahtirit për Vija të Kuqe Ndaj PAN-it

“Nuk mundemi me prish marrëveshjen me LDK-në në asnjë rrethanë”

Behgjet Pacolli, Gusht 2017

Rrenë e kryptë

Krerët e Aleancës Kosova e Re vazhdimisht kanë dhënë deklarata se nuk do t’i bashkohen PDK-së apo koalicionit PAN (PDK, AAK dhe Nisma). Përkundër shumë premtimeve, Presidenti I AKR-së mbrëmë ka nënshkruar koalicionin qeverisës me PAN-in. AKR-ja do t’i udhëheqë ministritë kryesore në resorin e ekonomisë si dhe me dy ministri tjera të rëndësishme, atë të Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, kishte thënë në një intervistë dhënë në Rubikon të KTV-së kishte thënë se nuk do ta prishë në asnjë rrethanë marrëveshjen me LDK-në. Madje kishte thënë se prishja e marrëveshjes nuk do të bëhet edhe sikur vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

“Marrëveshjes me LDK-në i qëndrojmë prapa. Nuk jam tërhjekë asnjëherë prej fjalës apo marrëveshjes. Nuk mundemi me prishë marrëveshjen me LDK-në në asnjë rrethanë”, kishte thënë Pacolli në Rubikon.

Por, zërat për një koalicion të mundshëm në mes të AKR-së dhe PAN-it ishin shtuar pas takimit të shefit të shtabit të AKR-së, Rrahim Pacolli me Veselin e Presidentin Thaci.

Përkundër kësaj, presidenti i AKR-së kishte thënë se i qëndron besnik koalicionit me LDK-në. Pacolli kishte dalë me idenë për formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse e cila do të kishte një mandat të kufizuar deri në miratimin e vendimeve të mëdha.

Madje, disa ditë më vonë Pacolli e kishte akuzuar koalicionin PAN për shkelje të Kushtetutës me bojkotin e saj ndaj pjesëmarrjes në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

AKR-ja e kisha autorizuar Pacollin që të gjejë zgjidhje edhe përtej Koalicionit LAA (LDK, AKR dhe Alternativa) për formimin e qeverisë së re.

Këto nuk ishin zotimet e vetme të Pacollit për mos-bashkim të AKR-së më PDK-në.

Pacolli edhe në fund të vitit 2016 kishte thënë se nuk do të hyjë në koalicion me PDK-në dhe LDK-në. Të dy premtimet tashmë i ka thyer.

“Me dy partitë në pushtet, PDK-në dhe LDK-në, nuk shoh asnjë lloj mundësie për bashkëqeverisje. Unë nuk e tradhtoj qytetarin e Kosovës ngase bashkë me qytetarët i konsideroj të dyja këto parti si përgjegjëset kryesore të humbjes së shpresës dhe rrënimit ekonomik”, ka deklaruar Pacolli në një prononcim për “Zërin”, në nëntor të vitit 2016.

http://kallxo.com/krypometer/rrena-e-pacollit-per-koalicion-ldk-ne/

Edhe nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri ka thënë se në asnjë mënyrë nuk do të hyjnë në qeveri me grupin e partive që quhet PAN. Për KTV-në kishte thënë se më përpara shkon në ‘tabut’ se sa në koalicion me PAN-in.

Qëndrimin kundër koalicionit me PAN-in e kishte përsëritur edhe për mediat tjera.

“Është e prerë, është shumë e prerë që AKR-ja në asnjë formë, në asnjë mënyrë dhe në asnjë çmim nuk do të hijë me PAN-in”, ka thënë Agim Bahtiri, nënkryetari I AKR-së në një intervistë dhënë për “Klan Kosovën”.

Edhe nënkryetari tjetër i AKR-së, Korab Sejdiu kishte dhënë fjalë të mëdha kundër koalicionit me PAN-in.
“Unë kam folur një herë dhe po e përsëris: pavarësisht kush është në anën tjetër, edhe nëse 119 deputetët votojnë për, vota ime do të jetë sikur ka qenë. Pra, kundër PAN-it”, ka thënë deputeti Sejdiu për Kohën Ditore.

Premtimi i Thyer i Kadri Veselit për Mos-Rrëzim të Qeverisë

by Erjonë Popova
NA NDIQNI

Send this to a friend