array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Rrenat e Haradinajt për Kadri Veselin

Deklarata

Ramush Haradinaj me 2 maj 2017: Nuk bëjmë koalicion më këto dyja, në asnjë variant me PDK dhe LDK.

Ramush Haradinaj

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Ramush Haradinaj, disa herë e ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk do të bëjë koalicion me PDK-në dhe LDK-në. Në paraqitjet e tij asnjëherë nuk ka përmendur kushte që duhet plotësohen që AAK-ja të hyjë në koalicion me PDK-në e Kadri Veselit. Të gjitha deklarimet e tij për vija të kuqe kanë rezultuar rrena të krypta, pasi AAK-ja e Haradinajt dhe Nisma kanë hyrë në koalicion parazgjedhor me PDK-në.

Artikulli

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u kandidua për Kryeministër në minutat e fundit të ditës së djeshme nga PDK, AAK dhe NISMA.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, kishte kohë që e kishte shpallur kandidaturën e tij për Kryeministër të Kosovës, madje fushata e tij kishte kohë që kishte filluar, me siç e quante ai, turin e dëgjimit.

Mirëpo një koalicion i vonshëm i LDK-së me AKR-në dhe Alternativën, e sjelli një befasi në minutat e fundit para mbylljes së afatit të caktuar për certifikimin e koalicioneve parazgjedhore.

Koalicioni i kamotshëm AAK-NISMA u bashkua me Partinë Demokratike të Kosovës që udhëhiqet nga Kadri Veseli. PDK-ja ishte akuzuar rëndë gjatë 3 vjetëve të fundit nga AAK-ja dhe NISMA.

Në një intervistë dhënë për Emisionin Komiteti, më 2 maj, pak ditë pas kthimit nga Franca, Haradinaj kishte thënë se AAK nuk do të bashkëpunojë me asnjërën nga partitë në pushtet, e që në atë kohë ende qeverisnin PDK dhe LDK.

“Nuk bëjmë koalicion më këto dyja, në asnjë variant me PDK dhe LDK-në. Dhe është mirë që askush prej partive opozitare mos me bo me ta”, kishte thënë Haradinaj në pyetjen se cilat janë gjasat që AAK të nënshkruajë koalicion parazgjedhor me PDK-në.

Sipas tij, koalicionet parazgjedhore nuk duhet të bëhen, në mënyrë që t’u japin hapësirë qytetarëve të ndëshkojnë apo ta përkrahin lirshëm kandidatin e tyre.

“Lejoje qytetarin t’i ndëshkon lirshëm, mos t’ia përziejmë qytetarit gjykimin, për shkak se unë mendoj që qytetari e ka mundësinë kësaj radhe që për ato çfarë i kanë ndodhur gjithë këto vite, të paktën prej shpalljes së pavarësisë, me e gjyku dikën, qoftë me përkrahje qoftë me ndëshkim”, kishte thënë në mes tjerash Haradinaj.

Ai madje kishte ftuar që në zgjedhje të ndëshkohet, tashmë kolegu i listës zgjedhore, Kadri Veseli.

“Unë i ftoj qytetarët me i ndëshku ata që e kanë pru vendin në këtë gjendje, e kush janë këta; është zoti Thaçi, është zoti Veseli, koleg me përgjegjësi të larta në PDK, edhe më herët tash kryetar edhe zbatues i politikave të Thaçit si dhe është zoti Mustafa”, kishte thënë Haradinaj me 2 maj në po të njëjtin emision.

Madje edhe me 10 maj, në ditën kur u votua mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë, Haradinaj përmes një konferencë për medie kishte thënë se AAK nuk shkon me PDK-në dhe LDK-në.

“Aleanca ka vijë të kuqe për këto parti. Ne i ofrojmë sovranit opsionin qeverisës, AAK-Nisma duke shpresuar edhe në akterë tjerë, qoftë të shoqërisë civile apo të opozitës, por në asnjë variant nuk do të bashkëpunojmë me partitë në pushtet”, kishte thënë në konferencën për media Haradinaj.

Grupi parlamentar i AAK-së ka akuzuar gjatë gjithë mandatin të kaluar koalicionin PDK-LDK për dy marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe posaçërisht për marrëveshjen e shënimit të kufirit me Malin e Zi.

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë ishte nisur nga Nisma për Kosovën dhe ishte nënshkruar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Vetëvendosja dhe disa deputetë të PDK-së.

Në ditën e votimit këtë mocion e kishte mbështetur edhe Partia Demokratike e Kosovës.