array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Rexhep Kadriu, Zëvendoës Ministër i Infrastrukturës Foto: Kallxo.com (Arkiv)

Rrena për Transparencë e Ministrisë së Infrastrukturës

Deklarata

Zëvendës ministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu: Është raporti profesional që kushdo që ka interes do të jetë në shërbim të tyre. Edhe prokuroria edhe të gjithë që kanë të drejtë të merren me këtë raport.

Rexhep Kadriu

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Ministria e Infrastrukturës nuk ka ofruar qasje në raportin për shembjen e dheut në Veternik, përkundër premtimit dhe në kundërshtim me Ligjin për Qasje në Dokumentet Publike. Kjo ministri edhe në të kaluarën nuk ishte transparente. Dy kontratat më të mëdha për ndërtimin e Autostradës nuk janë publikuar, duke shkaktuar huti se prej nga po vijnë shpenzimet shtesë për to.

Artikulli

Zëvendës ministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, me 5 shkurt të këtij viti, në një konferencë për medie, kishte dalë të tregojë se kanë krijuar një Komision të Ekspertëve të cilët kanë dalë me raport për vlerësimin e shembjes së dheut në Veternik.

Sipas tij, në përpilimin e këtij raporti është punuar 3 javë dhe se për herë të parë ka ndodhur në qeverisjen e vendit që Ministria e Infrastrukturës të bëjë një raport të tillë.

“Për herë të parë ndodh në qeverisjen e vendit tonë nga Ministria e Infrastrukturës që një raport të bëhet për një rrugë e cila nuk është bërë me standardet dhe normativat me të cilat është dashtë të ndërtohet kjo rrugë”, tha ai.

Gazeta Jeta në Kosovë menjëherë pas shembjes së dheut kishte bërë një hulumtim për të parë nëse rrëshqitja e dheut është bërë për shkak të ekzekutimit të dobët të punëve, apo për shkak të planifikimit të keq. Nëse do të ndodhte e para koston do ta barte kompanie, kurse nëse rrëshqitja është bërë për shkak të planifikimit të keq atëherë barra do t’i binte ministrisë së infrastrukturës. Në atë kohë, Gazeta nuk kishte marrë përgjigje nga Ministria.

Zv.ministri është pyetur se kush është përgjegjës dhe kush do t’i mbulojë obligimet financiare për dështimin në këtë projekt, por ai ka thënë se nuk janë organ që e vlerësojnë fajtorin.

Sipas tij, është raporti i cili për këdo që ka interes është në shërbim.

“Ne nuk jemi organ që do ta vlerësojmë fajtorin kush është. Është raporti profesional që është që kushdo që ka interes do të jetë në shërbim të tyre. Edhe prokuroria edhe të gjithë që kanë të drejtë të merren me këtë raport”, tha ai.

Në të njëjtë ditë, me 5 shkurt, Gazeta JnK, ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës, bazuar në ligjin për qasje në dokumentet publike, t’i mundësohet qasja në këtë raport. Kjo ministri, në kundërshtim me ligjin, nuk ka kthyer përgjigje.

Gazeta JnK, ka kontaktuar Zyrën për Informim, të kësaj ministrie.

Sipas përgjigjes së Zyrës për Informim, kërkesa është dërguar në kabinet të ministrit, por nuk kanë marrë përgjigje ende.

Gjithashtu, është kontaktuar edhe zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, se pse nuk iu është dhënë gazetës qasja në këtë raport por, Kadriu nuk ka kthyer përgjigje.

Gazeta Jeta në Kosovë kishte shkruar muajin e kaluar për problemet që kishte nxjerrë shembja e dheut në këtë rrugë.

Zgjerimi i kësaj rruge kishte nisur në prill të vitit të kaluar. Në të dy pjesët, zgjerimi i rrugës ka qenë e planifikuar të përfundojë brenda 150 ditëve të punës.