array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Lutfi Haziri, LDK, Gjilan. Foto: Kallxo.com

Rrena për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Gjilan

Deklarata

Lutfi Haziri në vitin 2013: “Gjilanit, projekti për tretmanin e ujërave të zeza i kushton 16 milionë euro (parashikohet për katër vjetët e ardhshëm), do të bashkëfinancohet me qeverinë dhe Komisionin Europian”.

Lutfi Haziri

Vlerësimi

Rrenë

Lutfi Haziri e ka nisur mandatin e dytë rresht si kryetar i Komunës së Gjilanit. Një nga punët e pakryera që i ka mbetur për mandatin e dytë është rregullimi i infrastrukturës, duke përfshirë edhe kanalizimin. Ai ishte zotuar që këtë do ta zgjidhte brenda mandatit të parë, gjë që nuk ka ndodhur.

Artikulli

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri në fushatën për të parin e komunës në vitin 2013 pati premtuar infrastrukturë për çdo vendbanim, që përfshin rrugën, kanalizimin, ujësjellësin dhe ndriçimin.

“Gjilanit, projekti për tretmanin e ujërave të zeza i kushton 16 milionë euro (parashikohet për katër vjetët e ardhshëm), do të bashkëfinancohet me qeverinë dhe Komisionin Europian”, kishte premtuar Haziri në vitin 2013.

Në Debatin “Jeta në Komunë”, në vitin 2016, në gjysmën e mandatit të Hazirit si kryetar i Gjilanit ai kishte thënë se projekti që e kishte premtuar në vitin 2013 e ka marrë dritën e gjelbër në vitin 2016 nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Austrisë.

“Ne kemi konkurruar me 9 milionë euro për programin për tretmanin e ujërave të zeza dhe kanalizimeve për pjesën urbane dhe pjesën rurale të Komunës së Gjilanit, përjashto dy fshatra, Përlepnicën dhe Dobërçanin të cilat kanë pika më të ulëta gjeografike sesa pjesa urbane dhe nuk mund të integrohen 100 për qind dhe do të trajtohen në mënyrë të veçantë dhe kjo është arsyeja që ne kemi filluar në ato fshatra me rregullu çështjen e kanalizimit dhe ujërave të zeza”, kishte thënë Haziri në vitin 2016.

Kishte kaluar gjysma e mandatit dhe Haziri ende nuk kishte filluar përmbushjen e premtimit të cilin kishte thënë se do ta përfundonte brenda mandatit të tij katërvjeçar.

“Natyrisht që pjesën më të madhe sivjet [2016] kemi me kry dhe pjesa finale mbetet për vitin e ardhshëm”, kishte theksuar Haziri në vitin 2016.

Edhe në vitin 2017 është gjendja e njëjtë sa u përket ujërave të zeza. Edhe pse në vitin 2016, Haziri kishte thënë se projekti për tretmanin e ujërave të zeza e kishte marrë dritën e gjelbër, në përgjigjen e Komunës së Gjilanit për KALLXO.com në vitin 2017 thuhet se ende po pritet ratifikimi i kredisë për projektin.

“Komuna e Gjilanit është fituese e kredisë nga shteti austriak për trajtimin e kolektorëve kryesorë të ujërave të zeza, mirëpo pritet ratifikimi i kësaj kredie nga dy shtetet respektive”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Gjilanit në vitin 2017.

E në ndërkohë, pamjet e Gjilanit tregojnë se ujërat e zeza vazhdojnë të rrjedhin në natyrë dhe në mes të vendbanimeve.

Ujërat e zeza ne lagjen Baleci

Ujërat e zeza ne lagjen “Arbëria”