array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Foto: Facebook

Rrena për Padi për Gjenocid Ndaj Serbisë

Deklarata

Hashim Thaçi: ‘Kosova do të ngritë padi ndaj Serbisë për gjenocid’

Hashim Thaçi

Vlerësimi

Me kos

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi disa herë është zotuar se Kosova do të bëjë padi kundër Serbisë për gjenocidin e bërë në Kosovë. Mirëpo, deri më tani, përkundër që kanë kaluar 2 vjet që nga zotimi i parë i Thaçit, nuk është ndërmarrë asnjë hap për të paditur Serbinë. Madje, ekspertët thonë se Kosova duke mos qenë anëtare e OBK-së nuk ka as mundësi të bëjë një padi të tillë. Por, institucionet nuk kanë bërë mjaft as për të bërë padi për masakrat më të mëdha që janë kryer në Kosovë gjatë viteve 1999-2000. Këto deklarata të Thaçit vlerësohen si tentim për t’na ly me Kos, sepse janë bërë vetëm sa për të ngritur një temë të re të debatit dhe për konsum medial.

Artikulli

Ish drejtuesi politik i Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, Hashim Thaçi, njeriu i cili ishte pjesë e pothuajse të gjitha proceseve gjatë dhe pas luftës në Kosovë, prej vitesh ka paralajmëruar se Kosova do të ngritë padi për gjenocid ndaj Serbisë.

Në shkurt të vitit 2015, paralajmëroi padi që siç tha ai, do ta bëjë ”sapo ta gjejë momentin e përshtatshëm”.

“Kosova do të ngritë padi ndaj Serbisë për gjenocid. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, sepse dhuna dhe spastrimi etnik ka qenë i dirigjuar drejtpërdrejt nga shteti i Serbisë në Kosovë. Se kur do të ndodh kjo, ne do ta gjejmë momentin më të përshtatshëm”, kishte deklaruar Thaçi në një konferencë për media në shkurt të vitit 2015.

Vetëm tre muaj më pas, të njëjtën e kishte bërë edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Në atë kohë Thaçi ishte Ministër i Punëve të Jashtme, dhe kjo padi tha se do të ndodhë “shumë shpejt”.

“Prej kaq vitesh kemi dokumentuar krimet dhe viktimat në Kosovë dhe shumë shpejt do të kërkojmë drejtësi në gjykatat ndërkombëtare, për tentativat e gjenocidit në Kosovë”, tha Hashim Thaçi në maj 2015.

Padi paralajmëroi edhe pasi erdhi në krye të shtetit, madje e përsëriti atë që kishte thënë dy vite më parë se “shteti i Kosovës shumë shpejt do ta padis Serbinë për gjenocid në Kosovë”.

Thaçi këtë e bëri një javë më parë në një postim në profilin e tij në “Facebook”, teksa ka kujtuar masakrat e kryera nga forcat serbe para 18 vjetësh kundër civilëve në Poklek e Çikatovë të Vjetër.

“Edhe sot bashkëndjejmë me dhimbjen e këtyre familjeve. Populli dhe shteti i Kosovës asnjëherë nuk do t’i harrojë këto krime dhe shumë shpejt do ta padis Serbinë për gjenocid në Kosovë”, ka shkruar Thaçi në prill 2017.

Por, analistë vendorë e të huaj e shohim me skepticizëm deklaratën e përsëritur të Thaçit.

“Sugjerimi i presidentit Thaçi për një padi të Kosovës kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk është shumë realiste para faktit që Kosova nuk është as anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe as palë në statutin e GJND-së”, kishte thënë Mitt Regan, një profesor drejtësie dhe bashkë-drejtor në Qendrën për Studimin e Profesionit Ligjor në Qendrën Juridike të Universitetit Georgetown.

Presidenti Thaçi ka shkruar edhe sot për krimet e kryera nga “terrori shtetëror serb”. Por, kësaj radhe ai nuk e ka përmendur fare padinë ndaj Serbisë për gjenocid.

“Liria, demokracia dhe çdo vlerë e ndërtuar me mund dhe sakrificë në Kosovën e lirë, nuk është e plotë pa dënimin e kriminelëve dhe vënien e drejtësisë për personat e vrarë dhe të masakruar, pa zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe të varrosurve brenda dhe jashtë Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sipas publikimit të Fondit për të Drejtën Humanitare gjatë periudhës 1998-2000 në Kosovë janë vrarë dhe zhdukur 13.535 njerëz.

Redaktoi: Visar Prebreza