array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Rrena për Arsyen e Ndërrimit të Gypit

Deklarata

Smajl Latifi: Arsyet e ndërrimit të gypit janë për t`i zgjeruar kapacitetet e furnizimit me ujë edhe në dy vendbanime të tjera. Fjala është për ndryshim të projektit. Gypi ka pëlcitur për shkak se është rritur kapaciteti furnizimit, ndërkohë që gypi nuk i ka përmbushur kërkesat e zgjerimit të rrjetit, sepse po flasim është futur edhe Rakovina, njëkohësisht s`ka pasur ujë Polluzha, e deri vonë s`ka pasur ujë as në Guri të Kuq.

Smajl Latifi

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Arsyetimi më i mirë vlerësimit të dhënë në këtë kryepometër është deklarata e Shkodran Gaxherrit, drejtor teknik në KRU Gjakova. Ata janë përgjegjës dhe ekspertë në fushën e shtrimit të gypit të ujësjellësit. Drejtori teknik i KRU Gjakova thotë se zgjerimi i rrjetit nga pesë fshatra në shtatë nuk është shkaktar i plasaritjeve të gypave të instaluar. Sipas tij, gypat që kanë qenë të instaluar, sikur të ishin të cilësisë së duhur kanë një kapacitet të furnizimit për mijëra banorë, apo së paku dhjetë fshatrave.

Artikulli

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” kishte transmetuar hulumtimin që tregoi se si kanë shkuar huq mijëra euro të investuara nga Komuna e Rahovecit në rrjetin e ujësjellësit për pesë fshatra: Çifllak, Kramovik, Dobidol, Polluzhë dhe Guri i Kuq.

Ky projekt i kishte kushtuar buxhetit të Komunës mbi 412 mijë euro. Gypi i vendosur kishte plasaritje të vazhdueshme, gjë që shkaktonte ndërprerje të vazhdueshme të ujit. Gypi i gjatë 3 kilometra është ndërruar.

Kryetari aktual i kKomunës, Smajl Latifi, ka qenë kryetar në vitin 2012 në kohën kur ishte instaluar rrjeti. Por, i ka rastisur të jetë prapë kryetar, pas një pauze, në kohën kur po ndërrohet një pjesë e gypit të instaluar në vitin 2012.

Siç transmetoi emisioni, kryetari Latifi e mohon se gypi është ndërruar për shkak të cilësisë së dobët. Thotë se gypi është ndërruar pasi është dashur të zgjerohet rrjeti nga pesë në shtatë fshatra.

“Arsyet e ndërrimit të gypit janë për t`i zgjeruar kapacitetet e furnizimit me ujë edhe në dy vendbanime të tjera. Fjala është për ndryshim të projektit. Gypi ka pëlcitur për shkak se është rritur kapaciteti furnizimit, ndërkohë që gypi nuk i ka përmbushur kërkesat e zgjerimit të rrjetit, sepse po flasim është futur edhe Rakovina, njëkohësisht s`ka pasur ujë Polluzha, e deri vonë s`ka pasur ujë as në Guri të Kuq”, ka deklaruar Latifi.

Arsyet e ndërrimit të gypit, fillimisht në vitin 2015 dy kilometra dhe në fillim të këtij viti 900 metra tjera, sipas zyrtarëve të K.R.U. “Gjakova”, ish “Radoniqi”, janë te gypi jocilësor i instaluar në vitin 2012 nga Komuna e Rahovecit.

Ndërrimi i gypit është bërë në bashkëpunim me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit.

Shkodran Gaxherri, drejtor teknik në KRU Gjakova, thotë se zgjerimi i rrjetit nga pesë fshatra në shtatë nuk është shkaktar i plasaritjeve të gypave të instaluar. Sipas tij, gypat që kanë qenë të instaluar, sikur të ishin të cilësisë së duhur kanë një kapacitet të furnizimit për mijëra banorë, apo së paku dhjetë fshatra.

“Vetëm në vitin 2017 i kemi pasur mbi 40 defekte në gypin kryesor në gjatësi 900 metra. Vetëm në vitin 2017 i kemi mbi 45 mijë euro investime që i kemi bërë si pasojë gypit të keq që është instaluar në atë rrjet të ujësjellësit”, ka thënë Gaxherri për “Drejtësia në Kosovë”.

Sipas tij, rreth 80 mijë euro i kanë investuar në ndërrimin e gypave të cilët nuk i kanë përballuar shtypjes.

Gaxherri ka treguar se asnjëherë nuk ishin pyetur nga Komuna e Rahovecit gjatë ekzekutimit të punimeve dhe as nuk e kanë pranuar teknikisht rrjetin që pati probleme dhe u desh të investohej dy herë.

Mirëpo siç tregoi hulumtimi, gypi ishte plasaritur ende pa shkuar uji në fshatin e katërt dhe të pestë, pasi edhe sot nuk ka shkuar uji në fshatin e shtatë siç pretendon kryetari Smajl Latifi.

Hulumtimi i “Drejtësia në Kosovë” tregoi se gypi që ishte instaluar dhe pranuar teknikisht në kohën e qeverisjes së kryetarit Smajl Latifi kishte filluar të plasaritej menjëherë pas lëshimit të ujit dhe atë vetëm në tre fshatra, Kramovik, Çifllak, Dobidol.