array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Presidenti Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Rrena e Thaçit: Jam Votuar Prej 2/3 të Deputetëve

Deklarata

Hashim Thaçi: Përkushtimet e mia edhe më herët, por edhe tash si president i Kosovës, si president i të gjithë qytetarëve të vendit,  sepse unë jam votuar prej 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës edhe prej partive politike shqiptare edhe atyre joshqiptare dhe u jam mirënjohës për këtë besim.

Hashim Thaçi

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka fryrë votat për zgjedhjen e tij president. Deklarata e tij është e pasaktë, pasi ai është zgjedhur president vetëm pas raundit të tretë të seancës së 26 shkurtit të vitit 2016, me gjithsej 71 vota. Përderisa Thaçi provonte raund pas raundi e nën tymin e gazit lotsjellës të marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë president, jashtë po protestohej njëjtë si brenda.

Artikulli

Presidenti Thaçi duket se i ka harruar disa pjesë të datës 26 shkurt të 2016, kur ai ka marrë besimin e deputetëve për t’u bërë President.

Presidenti Thaçi nuk kishte arritur që të zgjidhet në dy raundet e para për shkak që nuk i mori 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Atij iu desh të presë edhe votimin e tretë, ku mjaftonte një shumicë e thjeshtë prej 61 votash, që të zgjedhet president.

Përveç mungesës së votave, Presidenti Thaçi është zgjedhur në një seancë maratonike, në të cilën kishte edhe hedhje të gazit lotsjellës.

Por, Thaçi ia shtoi vetes 10 vota, duke thënë së është votuar nga 2/3 e deputetëve të Kosovës.

“Përkushtimet e mia edhe më herët, por edhe tash si president i Kosovës, si president i të gjithë qytetarëve të vendit,  sepse unë jam votuar prej 2/3 të deputetëve të Kuvendit të Kosovës edhe prej partive politike shqiptare edhe atyre joshqiptare dhe u jam mirënjohës për këtë besim”, tha Presidenti në takimin që kishte me gazetarë.

Deklarata e Thaçit nuk është e vërtetë. Presidenti Thaçi mori besimin e deputetëve tek në raundin e tretë duke marrë 71 vota, e që me një matematikë të thjeshtë kuptohet që nuk janë 2/3 por 10 vota më pak.

http://kallxo.com/hashim-thaci-zgjedhet-president-i-kosoves/

Përderisa Thaçi provonte raund pas raundi e nën tymin e gazit lotsjellës të marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë president, jashtë po protestohej njëjtë si brenda.

http://kallxo.com/eskalon-situata-jashte-kuvendit/

http://kallxo.com/kadri-veseli-permend-shperndarjen-e-kuvendit/