array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Rrena e Pacollit për Koalicion me LDK-në

Deklarata

Behgjet Pacolli: Me LDK-në nuk do të jem kurrë në koalicion për arsye se LDK-ja neve na ka mashtru.

Behgjet Pacolli

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Pacolli ka premtuar para qytetarëve se nuk do të bëjë koalicion me LDK-në. Menjëherë pas këtij zotimi të dhënë në vitin 2016, ai ka thënë se gjithmonë i mban premtimet e dhëna. Por, me datën 16 maj 2017, Pacolli e ka firmosur marrëveshjen për koalicion parazgjedhor me LDK-në. Në këtë mënyrë ai i ka mashtruar qytetarët kur ishte zotuar se nuk do të bënte koalicion me LDK-në.

Artikulli

Lidhja Demokratike e Kosovës dje nënshkroi marrëveshje për koalicion parazgjedhor me Aleancën Kosova e Re dhe me partinë e re Alternativa.

Kjo e “detyroi” PDK-në që t’ia ofrojë postin e kryeministrit dy partive opozitare, AAK dhe NISMA.

Mirëpo, për një bashkëpunim në mes të LDK-së dhe AKR-së, kreu i kësaj të fundit e kishe thënë publikisht se nuk do të ndodhë kurrë.

Në një intervistë për emisionin “Interaktiv” të KTV-së, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, në tetor të vitit të kaluar kishte thënë se AKR-ja nuk do të jetë kurrë në koalicion me LDK-në.

“Një është e sigurt, që ne nuk do të bëjmë koalicion me partitë me të cilët kemi një eksperiencë. Me PDK-në ne nuk do të jemi asnjëherë më në koalicion. Me LDK-në nuk do të jam kurrë në koalicion për arsye se LDK-ja neve na ka mashtru”, kishte thënë kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Ai dje rreth orës 21:00 ka pritur në shtëpinë e tij luksoze në Hajvali përfaqësuesit e LDK-së, përfshirë këtu kryetarin Isa Mustafa dhe kandidatin për Kryeministër Avdullah Hotin, ku nënshkruan marrëveshjen parazgjedhore.

Ata do të hyjnë në zgjedhje në një listë të përbashkët. Madje Pacolli do të bashkohet edhe me ish-partiaken e tij, Mimoza Kusari-Lilën, për të cilën kishte deklaruar se e ka mbajtur peng AKR-në.