array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena e Mustafës për Qeveri me Duar të Pastra

Deklarata

Isa Mustafa me 25 janar 2017: Gjatë tërë këtij mandati nuk ka ndodhur asnjë aferë korruptive… Suspendimi i çdo zyrtari ndaj të cilit është ngritur aktakuzë.

Isa Mustafa

Vlerësimi

Rrenë

Isa Mustafa nuk ka mundur ta mbajë premtimin se qeveria e tij nuk do përfshihet në afera korruptive. Përkundër zotimeve të tij, javën e kaluar prokuroria speciale njoftoj se ka ngritur aktakuzë ndaj ministrit Delibor Jevtiq për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Zyrtarisht Mustafa nuk e ka mbajtur as premtimin për shkarkimin e zyrtarëve me aktakuza.

Artikulli

Kryeministri Isa Mustafa që në marrjen e mandatit të tij, kishte premtuar që qeveria e tij do ta luftojë korrupsionin. Këtë herë shefi i qeverisë e ka përsëritur disa herë, e madje ishte mburrur që gjatë mandatit të tij nuk ka pasur asnjë aferë korruptive. Madje ai kishte premtuar se do ta suspendojë secilin zyrtarë ndaj të cilit ngritet aktakuzë.

Pas publikimit të raportit të Transparency International, Mustafa kishte deklaruar se “Kosova meriton të jetë e renditur edhe disa dhjetëra vende më mirë në këtë raport, por ne do të rrisim edhe më tutje angazhimin që ta bëjmë Kosovën shembull të luftës kundër korrupsionit në rajon”.

“Përkushtimi i jashtëzakonshëm i Qeverisë së Kosovës po reflekton në raportet dhe vlerësimet ndërkombëtare. Përmirësimi i renditjes së Kosovës në raportin e TI-së është rezultat i hapave konkret që kemi ndërmarrë duke filluar që nga suspendimi i çdo zyrtari ndaj të cilit është ngritur aktakuzë, te reformat strukturale siç është prokurimi elektronik, e deri te fakti se gjatë tërë këtij mandati nuk ka ndodhur asnjë aferë korruptive”, kishte shkruar Kryeministri në Facebook, më 25 janar të këtij viti.

Ai kishte përmendur edhe faktin që secili zyrtar ndaj të cilit ishte ngritur aktakuzë do të suspendohet, nismë të cilës ia kishte atribuuar edhe suksesin e renditjes në raportin e TI.

Por, pikërisht ndaj një ministri në qeverinë e tij, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë javën e kaluar nën dyshimin se kreu veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ministrit për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic, i cili vjen nga radhët e Listës Serbe, iu ngrit aktakuzë, bashkë me dy zyrtarë të tjerë të kësaj ministrie, Nenad Stojçetoviq – Sekretar i Përgjithshëm dhe Mihailo Prlinçeviq – drejtor i departamentit të administratës dhe financave të kësaj ministrie.

Sipas aktakuzës në cilësinë e personave zyrtarë duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i kanë tejkaluar kompetencat dhe autorizimet e tyre me qëllim që të përfitojnë çfarë do dobie për vete apo personin tjetër dhe njëkohësisht ti shkaktojnë dëme Ministrisë përkatëse.

Ministri Jevtiq, sipas aktakuzës në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ për përdorimin e automjeteve të Qeverisë së Kosovës, ka nxjerr vendimin me të cilin i jepte në shfrytëzim të përhershëm të një automjeti zyrtar pronë e Ministrisë një kompanie private, “përkatësisht Radio KIM –TV Centar, me seli në Çagllavicë komuna e Graçanicës”.

Ndërkaq, dy pandehurit tjerë sipas aktakuzës si persona përgjegjës duke e ditur se një vendim i tillë është i kundërligjshëm ata janë pajtuar me veprime të tilla, duke përgatitur dhe nënshkruar kontratën.

Por, shefi i qeverisë nuk ka marrë mundin të suspendojë as ministrin Jevtiq, e as dy zyrtarët tjerë, për të dëshmuar, siç thotë ai, se Kosovën do ta bëjë shembull të luftës kundër korrupsion në rajon.