Rrena e Ministrit të Sportit për Stadiumin Kombëtar

Në këtë vendim nuk është potencuar lokacioni për ndërtimin e stadiumit.

Kujtim Gashi, Ministër i Sportit, Nëntor 2017

Rrenë e kryptë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Kosovës, Kujtim Gashi, në një intervistë për Gazetën Jeta në Kosovë ka deklaruar se stadiumi i ri kombëtar do të ndërtohen në fshatin Korreticë të Drenasit.

Kujtim Gashi: Është e vërtetë se ekziston një vendim për ndërtim të Stadiumit i datës 18.03.2014, porse në këtë vendim nuk është potencuar lokacioni për ndërtimin e stadiumit, e as që është përmendur ndonjë lokacion në mënyrë specifike.

Vlerësimi: Minstri Gashi nuk po e thotë të vërtetën kur deklaron që nuk është potencuar lokacioni për ndërtimin e stadiumit. Vendimin për ta ndërtuar stadiumin në Prishtinë e ka marrë Hashim Thaçi sa ka qenë kryeministër, në vitin 2014.

  • E Vërtetë

  • Pjesërisht E Vërtetë

  • Me Kos

  • Rrenë

  • Rrenë e kryptë

  • Qëndrim i ndërruar

  • Hetimet vazhdojnë

I pyetur për një vendim të Qeverisë që thotë se stadiumi do të ndërtohet në Prishtinë, ai ka deklaruar se në vendimin e Qeverisë nuk specifikohet lokacioni.

“Është e vërtetë se ekziston një vendim për ndërtim të Stadiumit i datës 18.03.2014, porse në këtë vendim nuk është potencuar lokacioni për ndërtimin e stadiumit, e as që është përmendur ndonjë lokacion në mënyrë specifike”, i ka thënë Gashi Gazetës Jeta në Kosovës përmes një intervistë me shkrim.

Mirëpo kjo nuk është e vërtetë. Vendimi i Qeverisë i datës 18 mars të 2014, ku kryeministër kishte qenë Hashim Thaçi thotë kësisoj:

“Të nisin proceduar për përfshirjen në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve të projektit për ndërtimin e një Stadiumi Kombëtar të ri dhe modern në pajtim me standardet ndërkombëtare i cili do të ndërtohet në Prishtinë me kapacitet prej njëzetepesë mijë deri në tridhjetë mijë ulëse”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Pra, vendimi i Qeverisë e thotë qartë, ndërtimi i stadiumit të ri dhe modern i cili do të ndërtohet në Prishtinë.

Madje, Presidenti Hashim Thaçi, që në atë kohë kishte pasur detyrën e shefit të Qeverisë këtë lajm e kishte dhënë edhe në profilin e tij në Facebook.

“Do të bëjmë çmos, që sa më parë të fillojë ndërtimi i stadiumit të ri në kryeqytet…”, kishte shkruar Hashim Thaçi më 15 maj 2016.

Madje, si kryeministër, Hashim Thaçi e kishte bërë edhe këtë postim në Facebook në të cilin saktësonte se stadiumi i ri do të ndërtohet “në kryeqytet”.