Rrena e Kryptë për Urën mbi Ibër

Ura do të hapet më 20 janar 2017

Federica Mogherinit , Janar 2017

Rrenë e kryptë

Bashkimi Evropian në gusht të vitit të kaluar kishte deklaruar se më 20 janar 2017, qytetarët mund të lëvizin lirshëm mbi urën e lumit Ibër.

“Ura do të hapet për gjithë trafikun më 20 janar  2017”, ishte shkruar në deklaratën për media të Përfaqësueses së Lartë të BE- së  Federica Mogherinit të datës 5 gusht t 2016.

Deklarata e zyrës së Mogherinit vlerësohet si rrenë e kryptë për faktin se sot më 24 janar të vitit 2017 ura vazhdon të jetë e bllokuar për qarkullim, ndërsa në pjesën veriore është ndërtuar një mur.

Për më shumë, në këtë pjesë të Kosovës kanë dalë edhe probleme të tjera të këtij lloji.

Zyra e Mogherinit me datën 5 gusht 2016: “Ura do të hapet për gjithë trafikun më 20 janar  2017”

Vlerësimi: Deklarata e zyrës së Mogherinit vlerësohet si rrenë e kryptë për faktin se sot më 24 janar të vitit 2017 ura vazhdon të jetë e bllokuar për qarkullim, ndërsa në pjesën veriore është ndërtuar një mur.

  • E Vërtetë

  • Pjesërisht E Vërtetë

  • Me Kos

  • Rrenë

  • Rrenë e kryptë

  • Qëndrim i ndërruar

  • Hetimet vazhdojnë

Ani pse rivitalizimi i urës kishte nisur në gusht të vitit të kaluar, në dhjetor 2016 në Mitrovicë u ngrit një mur në pjesën veriore të Mitrovicës.

Liderët kosovarë janë zotuar se do ta largojnë këtë mur. Madje ekziston edhe një marrëveshje ndërmjet partive politike për ta rrënuar këtë mur brenda muajit janar.

Rivitalizimi i urës është një investim i BE-së që pritet të kushtojë mbi 1.2 milion euro.

Në anën tjetër, Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Mustafa sot janë duke qëndruar në Bruksel, ku do të takohen me palën serbe për të diskutuar mbi çështjet e fundit që kanë ngritur tensionet ndërmjet dy shteteve.

 

Kaçaniku në pritje të ujit

by Qëndresë Mustafa
NA NDIQNI

Send this to a friend