Rrena e Kryptë e Haradinajt për Liberalizim të Vizave

Me Qeverinë e re brenda 90 ditësh qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në Gjermani, Zvicër, Austri dhe krejt Evropën- 30 maj 2017

Ramush Haradinaj, Dhjetor 2017

Rrenë e kryptë

Ramush Haradinaj: Me Qeverinë e re brenda 90 ditësh qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në Gjermani, Zvicër, Austri dhe krejt Evropën”, kështu kishte shkruar mandati për kryeministër, Ramush Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Vlerësimi: Krypometri e cilëson rrenë të kryptë këtë deklaratë të kryeministrit Haradinaj, pasi që kanë kaluar 90 ditë prej kur ai ka marrë drejtimin e Qeverisë dhe ende Kosova nuk e ka marrë dritën e gjelbër për liberalizim të vizave. Premtimi i bërë nga Haradinaj është bërë në një kohë kur ka qenë e njohur që një ndër kushtet për liberalizim është miratimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Haradinaj e ka dhënë këtë premtim, përkundër që ka qenë një nga kundërshtarët e kësaj marrëveshjeje për të cilën është hedhur lotsjellës nga bashkëpartiakët e tij.

 

  • E Vërtetë

  • Pjesërisht E Vërtetë

  • Me Kos

  • Rrenë

  • Rrenë e kryptë

  • Qëndrim i ndërruar

  • Hetimet vazhdojnë

Ramush Haradinaj ka hyrë në rend me Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën. Haradinaj është kryeministri i tretë që nuk e ka mbajtur premtimin për liberalizim të vizave.

Ramush Haradinaj, gjatë kohës sa ishte mandatar për Kryeministër i koalicionit PAN, më 30 maj kishte premtuar se me ardhjen e tij në krye të Qeverisë, liberalizimi i vizave do të ndodhë brenda 90 ditëve.

“Edhe sot e përsëriti këtë Zotim: Me Qeverinë e re brenda 90 ditësh qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në Gjermani, Zvicër, Austri dhe krejt Evropën”, kështu kishte shkruar mandati për kryeministër, Ramush Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Pas një ngërçi politik, Haradinaj u zgjodh në krye të Qeverisë me 9 shtator të këtij viti me 61 vota të deputetëve. Sot më 8 dhjetor janë bërë 91 ditë të Qeverisë Haradinaj. Liberalizim të vizave nuk ka për qytetarët e Kosovës.

Krypometri e cilëson rrenë të kryptë këtë deklaratë të kryeministrit Haradinaj, pasi që kanë kaluar 90 ditë prej kur ai ka marrë drejtimin e Qeverisë dhe ende Kosova nuk e ka marrë dritën e gjelbër për liberalizim të vizave. Premtimi i bërë nga Haradinaj është bërë në një kohë kur ka qenë e njohur që një ndër kushtet për liberalizim është miratimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Haradinaj e ka dhënë këtë premtim, përkundër që ka qenë një nga kundërshtarët e kësaj marrëveshjeje për të cilën është hedhur lotsjellës nga bashkëpartiakët e tij.

Haradinaj nuk është kryeministri i parë që ‘mashtron’ qytetarët për liberalizmin e vizave. Këtë e kanë bërë edhe paraardhësit e tij, Thaçi e Mustafa.

Së fundmi është ‘festuar’ përvjetori i shtatë i premtimit të ish-kryeministrit Thaçi për liberalizim të vizave. Thaçi, nga pozita e kryeministrit, në 2010 kishte premtuar se për 15 muaj Kosova do ta ketë liberalizimin e vizave. Prej kësaj deklarate, Thaçi e ka fituar edhe një mandat tjetër si kryeministër, pastaj ka qenë zëvendës kryeministër në një mandat tjetër, e që 2 vite president i vendit, por vizat ende s’kanë ardhur plot 7 vjet prej premtimit të Thaçit.

E në Qeverinë e Isa Mustafës, zyrtarët qeveritarë disa herë kanë festuar për marrjen e liberalizmit të vizave. Madje ish ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, në maj të 2016 kishte hapur një shampanjë në zyrën e tij për të festuar liberalizimin e vizave. Shampanja ishte pirë për festën e paqenë.

“PA VIZA-2016  – Më në fund, ia arritëm të përmbushim edhe një qëllim tjetër për Kosovën. Ju uroj nga zemra të gjithëve për propozimin e sotëm të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”, kishte shkruar Çollaku në profilin e tij në Facebook me 4 maj të 2016.

Po atë ditë qytetarët i kishte uruar edhe ish zëdhënësi dhe ministri i Qeverisë, Arban Abrashi, me një fotografi së bashku me kryeministrin Mustafa.

“Urime liberalizimi, Urime Kosovë! Me MSA dhe liberalizim, perspektiva evropiane merr kuptim të plotë”, kishte shkruar Abrashi në Facebook.

Kanë kaluar afër 7 muaj prej rënies së Qeverisë së Mustafës dhe Kosova ende s’ka liberalizim të vizave.

Përfaqësues të lartë të Bashkimi Evropian e kanë përsëritur disa herë se për të marrë liberalimizn e vizave, Kosovës i duhet ta ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk janë duke e votuar këtë marrëveshje për shkak që një numër i konsiderueshëm i deputetëve vlerësojnë se me këtë marrëveshja Kosova humb territor në favor të Malit të Zi.

Qeveria e Kosovës së fundi e ka dërguar në Kuvend këtë marrëveshje e cila pritet që javëve në vazhdim të dalë për votim. Për ratifikimin e kësaj marrëveshje duhen 2/3 e votave të 120 deputetëve. Derisa një gjë e tillë të ndodhë, radhët e kosovarëve që presin para ambasadave për një vizë do të vazhdojnë të mbesin të gjata.

E për ata që nuk mund të marrin një liberalizim gjithmonë opsione mbetet migrimi ilegal. Në një kolumne për Gazetën Jeta në Kosovë, Agron Demi ka treguar se migrimi ilegal po sjellë përfitime më të larta se sa droga.

Në një studim për ekonominë joformale në Kosovë, të mbështetur nga Komisioni Europian për nevojat e Ministrisë së Financave dhe i publikuar muajin e kaluar, thuhet se ka një rënie të vogël të ekonomisë gri, por një rritje enorme të ekonomisë së zezë. Sipas këtij raporti, vlerësohet se kontrabandimi me migrantë në vitin 2015 u solli 44.6 milionë euro fitime kontrabanduesve. Kjo është një rritje enorme në krahasim me vitin 2013 kur vlerësohej se nga kontrabanda me migrantë, kontrabanduesit fitonin gjysmë milioni euro në vit. Për më tepër, vlerësohet se shifra prej 44.6 milionë eurove është vetëm një e treta e përfitimeve të kontrabanduesve e cila mbetet në vend, pjesën tjetër e përfitojnë kontrabanduesit jashtë Kosovës.

Kontrabandimi me migrantë përbën pjesën kryesore të ekonomisë së zezë në Kosovë. Madje ky lloj kontrabandimi është më i madh sesa kontrabandimi me mallra, trafikimi me qenie njerëzore, korrupsioni dhe drogat. Për krahasim, tregtia ilegale me droga kap vlerën prej 25 milionë eurosh në vit, një rënie prej 50% krahasuar me vitin 2014. Vendin e drogave tash e ka zënë kontrabandimi me migrantë.

Premtimi i Thyer i Kadri Veselit për Mos-Rrëzim të Qeverisë

by Erjonë Popova
NA NDIQNI

Send this to a friend