array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Xhafer Tahirii. Foto: Kallxo.com

Rrena e Kryetarit të Vushtrrisë për Numrin e Drejtoreshave

Deklarata

Xhafer Tahiri: “Do të kemi të paktën pesë gra që do të jenë drejtoresha të drejtorive të Komunës”.

Xhafer Tahiri

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Xhafer Tahiri nuk e ka mbajtur fjalën e dhënë për emërimin e grave në krye të drejtorive komunale. Ai kishte premtuar të paktën pesë gra në krye të drejtorive, por i ka emëruar vetëm dy drejtoresha.

Edhe kandidati i AAK, Nasuf Aliu dhe ai i VV-së Besim Muzaqi për kryetar të Vushtrrisë kishin premtuar më shumë drejtoresha. Edhe këta dy konsiderohen që kanë rrejtë, meqë janë në pushtet. Por, barra e rrenës i bie më shumë Tahirit, i cili është kryetar i Komunës.

Artikulli

Kryetari i Komunës së  Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, e ka kompletuar ekipin e tij për qeverisjen e Vushtrrisë në katër vitet e ardhshme.

Bazuar në kompetencat që ka si kryetar, Xhaferi i ka emëruar 12 drejtorët e drejtorive komunale. Vetëm dy nga 12 drejtoritë e kësaj komune do të udhëhiqen nga gratë.

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport do të udhëhiqet nga Lumturie Mehmeti dhe Drejtoria e Prokurimit do të udhëhiqet nga Saranda Cakaj.

Në DebatPernime, kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri kishte premtuar se së paku pesë drejtori do të udhëhiqen nga gratë.

“Do të kemi të paktën pesë gra që do të jenë drejtoresha të drejtorive të komunës”, kishte premtuar Tahiri në DebatPernime.

Edhe Nasuf Aliu nga AAK dhe Besim Muzaqi nga VV, të cilët janë në koalicion me LDK-në, kanë premtuar me shumë se dy drejtori.

Nasuf Aliu nga AAK, i cili është emëruar kryesues i Kuvendit Komunal, kishte premtuar katër drejtoresha.
“Vushtrria ka nevojë për menaxhere të mira, nëse i bëjmë 10 dhe ato nuk janë menaxhere të mira është e pamjaftueshme për vushtrriasit, katër shumë të zonja veç i kemi”, kishte thënë Aliu.

Edhe Besim Muzaqi nga VV, i cili është emëruar nënkryetar i Komunës së Vushtrrisë, kishte premtuar së paku katër gra drejtoresha.
“Së paku katër gra do të jenë udhëheqëse të drejtorive komunale në Vushtrri”, kishte thënë Muzaqi.