Rrena e Kryetarit të Junikut për Numrin e Drejtoreshave

Minimum do të jenë tre gra që do të jenë drejtoresha të drejtorive të Komunës

Agron Kuqi, Janar 2018

Rrenë

Agron Kuçi: “Minimum do të jenë tri gra që do të jenë drejtoresha të drejtorive të Komunës”.

Vlerësimi: Kuçi nuk e ka mbajtur fjalën e dhënë, për t’i emëruar tri gra në krye të drejtorive komunale. Janë emëruar vetëm dy drejtoresha, nga 7 drejtori. Krahasuar me disa komuna të tjera, Juniku qëndron më mirë, por ende larg barazisë gjinore që kërkohet në Ligjin për Barazi Gjinore, që pozitat duhet të ndahen përgjysmë në mes të dy gjinive.

  • E Vërtetë

  • Pjesërisht E Vërtetë

  • Me Kos

  • Rrenë

  • Rrenë e kryptë

  • Qëndrim i ndërruar

  • Hetimet vazhdojnë

Agron Kuçi, në nëntor të vitit të kaluar ka arritur që të rizgjedhet në mandatin e tij të dytë si kryetar i Komunës së Junikut.

Kuçi në Emisionin “Debat Pernime” të udhëhequr nga Jeta Xharra kishte premtuar se në mandatin e tij të dytë do të emërojë të paktën tri gra në krye të drejtorive komunale.

”…mendoj që minimum do të jenë tri gra që do të jenë drejtoresha të drejtorive të komunës”, është zotuar kryetari i Junikut, Agron Kuçi.

Por, Kuçi nuk e ka mbajtur fjalën e dhënë. I ka emëruar vetëm dy gra në poste të drejtorive.

Dy drejtoritë e udhëhequra nga gratë në komunën e Junikut janë Drejtoria për Buxhet dhe Financa që udhëhiqet nga Kosovare Gacaferi dhe drejtoreshë për Administratë të Përgjithshme është Leonita Jasiqi.

Komuna e Junikut i ka 7 drejtori, emërimi i dy grave përbën 28 për qind e pozitave. Krahasuar me disa komuna të tjera, Juniku qëndron më mirë, por ende larg barazisë gjinore që kërkohet në Ligjin për Barazi Gjinore, që pozitat duhet të ndahen përgjysmë në mes të dy gjinive.

Kaçaniku në pritje të ujit

by Qëndresë Mustafa
NA NDIQNI

Send this to a friend