array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Bashkim Ramosaj, Kryetar i Deçanit. Foto: Atdhe Mulla

Rrena e Kryetarit të Deçanit

Deklarata

Bashkim Ramosaj: Po flasim për drejtori komunale, atëherë dy drejtoresha do jenë në projektin tim, kanë me pasë në menaxhim drejtori komunale.

Bashkim Ramosaj

Vlerësimi

Rrenë

Bashkim Ramosaj ishte treguar shumë i matur në premtimin për numrin e grave në krye të drejtorive. Nga 11 drejtori, Ramosaj kishte premtuar se në dy prej tyre do të emërojë gra. Edhe këtë premtim modest dhe larg kërkesës që del nga Ligji për Barazi Gjinore, ai nuk e ka mbajtur. E ka emëruar vetëm një grua në krye të drejtorisë. Kjo vlerësohet si rrenë nga krypometri.

Artikulli

Kryetari i Komunës se Deçanit, Bashkim Ramosaj, nuk e ka mbajtur premtimin e dhënë gjatë fushatës se dy drejtori komunale do të udhëhiqen nga gratë në mandatin e tij të parë si kryetar komune.

Gjatë fushatës zgjedhore në emisionin DebatPernime për Deçanin, të moderuar nga Jeta Xharra, Bashkim Ramosaj kishte premtuar se dy gra do emërohen në drejtori komunale gjatë mandatit të tij qeverisës.

“Po flasim për drejtori komunale, atëherë dy drejtoresha do jenë në projektin tim, kanë me pasë në menaxhim drejtori komunale”, kishte premtuar Bashkim Ramosaj kur u pyet nga Jeta Xharra për numrin e saktë të emërimit të grave drejtoresha. (Shih deklaratën e plotë duke filluar nga min 32:52)

Premtimi i tij ishte larg kërkesës që del nga Ligji për Barazi Gjinore, i cili kërkon që në pozitat udhëheqëse duhet të ketë barazi gjinore, pra pozitat duhet të ndahen në mënyrë të barabartë.

Edhe pse kishte premtuar se nga 11 drejtori, 2 do të udhëhiqen nga gratë, ai nuk e mbajti as këtë premtim minimal.

E vetmja drejtoreshë e emëruar nga kryetari Ramosaj është Syzana Mustafaj- Cenaj. Ajo do të udhëheqë Drejtorinë për Buxhet  dhe Financa, të cilën e ka udhëhequr edhe në mandatin e kaluar në kohën e kryetarin Rasim Selmanaj.