array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Haradinaj në takim me zëvendësministrat | Foto: ZKM

Rrena e Haradinajt: S’na Duhen Nga Dy Zëvendësministra

Deklarata

Ramush Haradinaj: ‘Vetëm 1 zëvendësministër, vetëm një duhet. Jo, me nga dy zëvendësministra s’munden me qenë ma’.

Ramush Haradinaj

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Kryeministri Haradinaj në kohën kur po e kërkonte votën e qytetarëve kishte bërë premtime të mëdha. Njëri prej premtimeve ishte edhe zvogëlimi i numrit të të emëruarve politikë. Ai e bëri të kundërtën e asaj që e kishte premtuar. E rriti numrin e zëvendësministrave. Rritja e numrit të zëvendësministrave ndikon në rritjen e shpenzimeve për pagat e tyre dhe shpenzimet e tjera përcjellëse.

Artikulli

Ramush Haradinaj si kryetar Qeverie pas tij ka një numër të madh vartësish. Përveç 21 ministrave dhe 5 zëvendëskryeministrave, ai ka emëruar një numër të madh të zëvendësministrave.

Emërimi i zëvendësministrave nuk ka të ndalur. Së fundmi është emëruar Burim Ramadani në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Përveç faktit që ishte kritik ndaj kryeministrit Mustafa për numrin e madh të zëvendësministrave, duke e cilësuar si ‘abuzim arrogant me pushtetin’, Haradinaj kishte premtuar krejt diçka tjetër në kohën kur po garonte për kryeministër.

Gjatë kohës së fushatës, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve, në intervistën e dhënë për emisionin “Jeta në Kosovë”, Ramush Haradinaj kishte përsëritur disa herë se për çdo ministri duhet vetëm një zëvendësministër. Kishte bërë përjashtim vetëm për rastet kur nëpër ministri duhet të emërohet edhe ndonjë zëvendësministër nga radhët e komuniteteve.

I pyetur nga autorja e emisionit, Jeta Xharra, se sa zëvendësministra do t’i kenë ministritë në Qeverinë Haradinaj, nëse do t’i kenë 1, 2 apo edhe më shumë. Haradinaj ishte përgjigjur: “Vetëm një zëvendësministër mjafton”.

“Jo, jo. Jo 2 zëvendësministra. Vetëm 1 besoj. Mund të ndodhë vetëm ku janë komunitetet, të ketë një zëvendësministër të dytë, sepse është praktikë. Vetëm 1 zëvendësministër, vetëm një duhet. Jo, me nga dy zëvendësministra s’munden me qenë ma”, ishte përgjigjur Haradinaj në intervistë [shih KËTU min 1:02:50- ].

Krypometri e cilëson këtë si rrenë të kryptë. Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj, numëron mesatarisht mbi 3 zëvendësministra për ministri.

Ministria e Mjedisit dhe ajo e Punës e Mirëqenies Sociale kanë nga 6 zëvendësministra.

Pesëfish më shumë zëvendësministra se sa që ishin premtuar kanë Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministria e Arsimit. E nga katër zëvendësministra kanë Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Shëndetësisë, Ministria për Komunitet dhe Kthim dhe Ministria e Kulturës.

“Gazeta Jeta në Kosovë” javë më parë ka publikuar artikullin ku janë dhënë shpërfaqur shpenzimet e kabinetit qeveritar, përfshirë këtu kryeministrin, ministrat, zëvendësministrat bashkë me stafin e tyre.

Vetëm për pagat e të emëruarve të kryeministrit, shteti i shpenzon 106 mijë e 773 euro në muaj. Për një vit 1 milion e 281 mijë e 276 euro ndërsa për një mandat 5 milionë e 125 mijë e 104 euro.

Madje, kostoja e kryeministrit dhe vartësve të tij është dyfishuar pas vendimit për rritjen e pagave për të emëruarit politikë.

KALLXO.com ka gjetur se Haradinaj nuk i ka mbajtur fjalët as sa i përket liberalizimit të vizave.

Haradinaj gjatë kohës së fushatës kishte deklaruar se për 90 ditë qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm nëpër vende të Bashkimit Europian.

 

KRYPOMETRI: ‘Abuzimi Arrogant me Pushtetin’