array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Rrena ‘Afatgjatë’ e Kryetarit të Shtimes për Stacionin e Autobusëve

Deklarata

Naim Ismajli në vitin 2009: Shtimja do të bëhet me stacion të autobusëve gjatë mandatit vijues.

Naim Ismajli, kryetar i komunës së Shtimes në nëntor 2009

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli nuk e ka realizuar premtimin e tij as pas 7 vjetëve, pra plot dy mandate. Ndërkohë, qytetarët e Shtimes vazhdojnë të presin autobusë nëpër trotuare e vende të papërshtatshme.

Artikulli

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, ka premtuar tash e 8 vjet se do të ndërtojë Stacionin e Autobusëve, që ishte një nga kërkesat e qytetarëve të kësaj komune. Premtimin e kishte bërë në një debat televiziv në emisionin “Jeta në Kosovë”, të moderuar nga Jeta Xharra.

Ismajli kishte thënë se mungesa e planit zhvillimor dhe urbanistik kanë qenë pengesa për bërjen e stacionit të autobusëve në mandatin e parë të tij si kryetar. Ai ka qenë kryeshef ekzekutiv në Komunën e Shtimes që nga viti 2001 deri në vitin 2007. Në vitin 2007 është bërë kryetar i Komunës.

“Ne posa e kemi përfunduar planin zhvillimor dhe planin urban, problemi i rrugës unazë- që nuk ka qenë i definuar- është gjithmonë problem për të saktësuar vendin e Stacionit të Autobusëve”, ka thënë Ismajli në vitin 2009 kur po garonte për kryetar të Komunës se Shtimes.

Ai kishte premtuar se stacioni i autobusëve do të jetësohej në vitin 2011.

“Tashmë në planin zhvillimor ne e kemi saktësuar vijën se kah do të jetë rruga unazë dhe gjatë mandatit vijues stacioni i Autobusëve do të ngritët në partneritet publiko- privat dhe në këtë formë edhe do të menaxhohet dhe do të gjendet pika që i frekuenton të gjitha segmentet, rrugët e Prizrenit, Prishtinës dhe Ferizajt”, ka thënë ai.

Autorja e emisionit Jeta në Kosovë ka kërkuar të jetë me i saktë për kohën e realizimit të këtij premtimi, nëse do të realizohet gjatë vitit 2010.

“Nuk mund të bëhet (stacioni) në fund të 2010-ës, por kjo mendohet të jetë në vitin 2011”, ka thënë Ismajli.

Instituti GAP në vitin 2009, bazuar në një anketë me qytetar, e ka renditur mungesën e Stacionit të Autobusëve si një nga pesë problemet kryesore të kësaj komune.