array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=6"
  }
}

Kadri Veseli - Foto: Facebook

Premtimi i Thyer i Kadri Veselit për Mos-Rrëzim të Qeverisë

Deklarata

Kadri Veseli, 19.02.2016 – Në asnjë moment, Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk do të jetë vendi ku do të rrëzohet Qeveria e Republikës së Kosovës.

Kadri Veseli

Vlerësimi

Qëndrim i ndërruar

Kadri Veseli doli se nuk e kishte me gjithë mend kur ishte zotuar në shkurt të vitit 2016 se Qeveria nuk do të rrëzohej nga Kuvendin e Kosovës. Ky zotim ishte bërë para se LDK-ja ta përkrahte Hashim Thaçin për president. Zgjedhja e Thaçit ishte bërë me datën 26 shkurt 2016. Zyrtarë të LDK-së kanë hedhur akuza në drejtim të Veselit dhe PDK-së për tradhti. Ky ishte ndryshim i qëndrimit nga ana e Veselit karshi qeverisë Mustafa.

Artikulli

Në fillimin e vitit të kaluar, Kuvendi nisi punën keq, me lotsjellës e përjashtime të deputetëve. Më 19 shkurt kryeparlamentari Veseli foli gjatë, ndër tjera për zgjedhjet e parakohshme, të cilat vazhdonte e i kërkonte opozita. Në atë kohë, Veseli ishte i bindur se qeveria nuk do të rrëzohet dhe se zgjedhjet nuk janë zgjidhje.

“..në të njëjtën kohë e shprehi edhe njëherë vendosmërinë dhe qëndrueshmërinë tonë dhe timen si kryetar i Kuvendit. Në asnjë moment, Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk do të jetë vendi ku do të rrëzohet Qeveria e Republikës së Kosovës”, kishte deklaruar Kadri Veseli më 19 shkurt 2016.

Tutje ai kishte thënë se nuk mund të shkohet në zgjedhje me opozitarë të cilët nuk kanë qëndrime të qarta, e kjo sipas tij rrezikonte “njohjen e procesit zgjedhor”.

“E në momentin që kemi kaq dilema të mëdha rreth këtyre qëndrimeve të cilat janë substanciale, atëherë si do të shkojmë ne në një proces zgjedhor i cili nuk do të njihet në asnjë moment”.

Por, ndryshe doli një vit prapa. Ishte pikërisht Kuvendi, vendi ku u rrëzua qeveria.

Të mërkurën ishin deputetët e partisë së Veselit (PDK), të cilët të gjithë i dhanë votën pro rrëzimit të qeverisë që drejtohej nga Kryministri Mustafa, me përjashtim të një abstenimi.

“.. dhe unë personalisht e kam humbur besimin në udhëheqjen e Kryeministrit Mustafa dhe kjo është arsyeja pse po shkojmë drejt zgjedhjeve”, vetëm pak orë pas rrëzimit të qeverisë.

“Është koha që qytetarët ta zgjedhin një udhëheqje të re për Kosovën, udhëheqje që do ta zhvillojë Kosovën më shpejtë, është koha për një fillim të ri”, thuhet në videon e Veselit.

Madje këtë mbështetje të mocionit, PDK thotë se e bëri spontanisht dhe se nuk ishte skenar i përgatitur. Nëse është kështu, i bie që vendi ka shkuar në zgjedhje duke mbështetur mocionin e opozitës, për të cilët një vit më parë thoshte se “nuk kanë qëndrime të qarta, e kjo sipas tij rrezikonte njohjen e procesit zgjedhor”.