array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Zenun Elezaj, AAK, Klinë. Foto: Kallxo.com

Premtimi i Thyer i Elezajt për Gratë

Deklarata

Zenun Elezaj: “Edhe unë premtoj tri drejtori (për gratë) e më tepër”.

Zenun Elezaj

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Zenun Elezaj, kryetar i ri i Klinës, nuk e ka mbajtur premtimin e dhënë. Ai kishte premtuar se do t’i emërojë të paktën tri gra në krye të drejtorive. Por, e ka emëruar vetëm një. Krypometri këtë e cilëson si rrenë të kryptë, pasi e njëjta është dhënë në një kohë të fushatës me qëllim të përfitimit të votave duke mashtruar.

Artikulli

Zenun Elezaj arriti të mposhtë Sokol Bashotën në garën për kryetar të Klinës. Fitorja e tij ishte njëra prej befasive të zgjedhjeve lokale, pasi mposhti kandidatin e PDK-së, i cili ishte kryetar për tri mandate.

Me të marrë drejtimin e Komunës së Klinës, Elezaj nuk e mbajti njërin prej premtimeve të dhëna në fushatën zgjedhore.

Në emisionin “Debat Pernime” për Klinën, Elezaj kishte premtuar se tri drejtori do t’ia besojë grave.

“Edhe unë premtoj tri drejtori (për gratë) e me tepër”, ishte përgjigjur kandidati i AAK-së gjatë emisionit në  fushatë zgjedhore. (Shih deklaratën KËTU duke filluar nga min 37:02)

Një javë pasi u betua si kryetar i Klinës, Elezaj nuk e ka mbajtur premtimin e dhënë.

Ai i ka emëruar të gjithë drejtorët e drejtorive komunale. Nga dhjetë drejtori sa janë gjithsej në ketë komunë, vetëm njëra do të udhëhiqet nga një grua.

Njomza Grabanica, do të udhëheqë Drejtorinë e Kadastrës.

Edhe nën qeverisjen e Sokol Bashotës ishte vetëm një drejtoreshë.

Emërimi i vetëm një gruaje, që është vetëm 10 për qind e pozitave udhëheqëse, është në kundërshtim me Ligjin për Barazi Gjinore.

Ky ligj kërkon që gjysma pozitave udhëheqëse duhet t’u takojnë grave, pra të ketë barazi. Madje ky ligj shkon përtej kuotës së përfaqësimit të grave në Kuvendin e Kosovës dhe në Kuvendet Komunale prej 30%.