array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Parada e Rrenave për Ushtrinë

Deklarata

Hashim Thaçi me 17.02.2014: “Kjo është parada e fundit e nderimit të Ditës së Pavarësisë ku ne e shohim parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me emrin e saj të deritanishëm”.

Hashim Thaçi

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Në vitin 2014, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në cilësinë e kryeministrit i kishte gënjyer pjesëtarët e FSK-së kur u kishte thënë se vitin e ardhshëm ata do jenë ushtarët e Forcave të Armatosura të Kosovës. Tri vjet pas kësaj deklarate, FSK-ja vazhdon të funksionojë me mandat të njëjtë”.

Artikulli

Në paradën e FSK-së në shkurtin e vitit 2014 për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi kishte paralajmëruar fundin e Forcës së Sigurisë dhe krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Thaçi i kishte paralajmëruar që gjatë atij viti (2014), Kuvendi i Kosovës do të bënte ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe do të miratonte ligjin e ri për Forcat e Armatosura duke siguruar kështu mandatin e ri për ushtrinë.

Tri vjet pas kësaj deklarate misioni dhe emri i FSK-së mbetet i njëjtë. Edhe nëntëvjetorin e shpalljes së pavarësisë Kosova do të festojë pa Ushtri. Tri ditë para se të mbushen tri vite nga deklarata e Thaçit, Kuvendi i Kosovës në një debat të nxehtë ka debatuar për shndërrimin e FSK-së në ushtri.

Thaçi në paraqitjet e tij publike që nga ajo kohë ka arsyetuar veten duke pretenduar se votimi i ushtrisë është shturë për shkak të opozitës. Dhe për këtë arsyetim, Krypometri i ka dhënë pjesërisht të drejtë.

Hashim Thaçi me PDK-në nuk provoi që ta bëjë hapin final në këtë nismë- ta hedhë në votim propozimin. Ai zgjodhi të dorëzohet karshi refuzimit deklarativ të asaj pjese të opozitës që kundërshtonte propozimin.

Kosova Vajton ‘Autogolin’ për Themelimin e Ushtrisë