array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Foto: Facebook

Pacolli Nuk e Di Numrin e Njohjeve

Deklarata

Behgjet Pacolli: Njohja e fundit nga Barbadosi është zyrtarisht njohja e 117-të e Republikës së Kosovës.

Behgjet Pacolli

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli nuk e di sa vende e kanë njohur deri sot Republikën e Kosovës. Ai thotë se Kosova është njohur nga 117 vende, ndërkohë në ueb-faqen e Ministrisë që drejtohet nga ai figurojnë vetëm 116 vende që e kanë njohur Kosovën shtet.

Artikulli

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli nuk e di sa vende e kanë njohur deri më sot Republikën e Kosovës.

Barbados është vendi i fundit që ka njohur Kosovën, dy ditë para 17 shkurtit, datës kur u kremtua 10 vjetori i shpalljes së pavarësisë.

“Njohja e fundit nga Barbadosi është zyrtarisht njohja e 117-të e Republikës së Kosovës. Unë nuk do të ndalem. Unë sapo kam filluar. Ky vit do të jetë i mbarë për Kosovën. Faleminderit gjithëve për urimet tuaja!”, ka shkruar ministri Pacolli, në Facebook, vetëm pak orë pas njoftimit që ky shtet ka njohur Kosovën.

Por, në ueb faqen e ministrisë së Punëve të Jashtme, që udhëhiqet nga Pacolli, në listën e njohjeve ndërkombëtare figurojnë 116 vende, duke e përfshirë Barbadosin, që kanë njohur Kosovën.

Në fund të vitit të kaluar, në nëntor, Kosovën e kishte njohur si shtet edhe Madagaskari. Rrjedhimisht Pacolli që nga marrja e detyrës së ministrit të Jashtëm tash e katër muaj, i ka sjellë Kosovës dy njohje ndërkombëtare.

Numri i njohjeve. Burimi: mfa-ks.net