array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Kryeministri Haradinaj dhe zëvendësministri i MAPH, Besim Demi - Foto: Rtv21

Mustafa vs Haradinaj: Qeveria me më Shumë Zëvendësministra

Deklarata

Ramush Haradinaj – 21 nëntor 2017: “Ne hala nuk e kemi kalu numrin e [zëvendësministrave] të qeverisë përpara…”

Ramush Haradinaj

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka gënjyer kur ka krahasuar numrin e zëvendësministrave të qeverisë që e udhëheq me qeverinë e udhëhequr nga Isa Mustafa. Haradinaj pretendoi se qeveria e tij nuk e ka arritur numrin e zëvendësministrave që ishin emëruar nga qeveria e Isa Mustafës. Në kohën kur e ka bërë këtë deklaratë, në Qeverinë Haradinaj kanë qenë të paktën 15 zëvendësministra më shumë sesa në qeverinë paraprake. E deri më tani në qeverinë Haradinaj janë emëruar 22 zëvendësministra më shumë se sa qeveria paraprake.

 

Artikulli

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ishte i saktë në llogaritë lidhur me emërimin e zëvendësministrave në kabinetin e tij që filloi mandatin muaj më parë.

Në një intervistë në Televizionin “Klan Kosova” më datën 21 nëntor, Haradinaj tha se nuk ka emëruar akoma aq zëvendësministra sa i kishte qeveria Mustafa.

“Ne hala nuk e kemi kalu numrin e [zëvendësministrave] të qeverisë përpara, por ky nuk është ndonjë satisfaksion. Unë jam i interesuar me bë ligjin për qeverinë se s’ka ende Kosova ligj…”, tha ai.

Në kohën e transmetimit të kësaj interviste, Qeveria e Kosovës kishte të emëruar rreth 60 zëvendësministra.

Zyra e Kryeministrit në një përgjigje për KALLXO.com ka dërguar listën e zëvendësministrave të qeverisë së kaluar dhe qeverisë aktuale. Qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa mbante në punë 45 zëvendësministra.

Ndërsa, në bazë të përgjigjes së dërguar më datën 29 nëntor, në Qeverinë Haradinaj kanë qenë të emëruar 61 zëvendësministra [shih listën e plotë] . Në ndërkohë, Harandinaj e ka shkarkuar një dhe ka emëruar katër zëvendësministra të rinj.

Përderisa emërimet e zëvendësministrave po vazhdojnë, deri më tani numri i tyre ka arritur në 64.

Në një nga mbledhjet e Qeverisë Haradinajt, Kryeministri kishte kërkuar nga ministrat që t’i ngarkojnë me punë zëvendësministrat për ta arsyetuar pagën.

“Mendoj që tani është shumë me rëndësi që secili ministër me iu delegu përgjegjësi konkrete zëvendësministrave edhe me bo përpjekje që këtë besim politik që iu kemi dhanë me e shfrytëzu me iu përgjigjë dinamikës qeverisëse që e kemi në vend”, tha Haradinaj në një nga mbledhjet e qeverisë.