array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Marrëveshjet e Pazbatuara të Brukselit

Deklarata

Edita Tahiri: “2017-ën e shoh si vit kur duhet të përmbyllim marrëveshjet që kanë mbetur, pra zbatimin e marrëveshjeve të pazbatura dhe të fillojë dialogu përmbyllës i fazës së tretë”, tha Edita Tahiri në Jeta në Kosovë, të transmetuar në janar 2017.

Edita Tahiri

Vlerësimi

Me kos

Nga marrëveshjet e arritura edhe në vitin 2018, së paku gjashtë janë të pazbatuara. Deklarata e Edita Tahirit vlerësohet nga Krypometri si rrenë me kos, meqë faji nuk çshtë i tëri i Kosovës, apo direkt i Edita Tahirit. Deklarata e Tahirit është bërë pas një zvarritjeje disa vjeçare për zbatimin e këtyre marrëveshjeve. Gjatë kësaj kohe, Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të bëjë presione apo kushtëzime për zbatimin e marrëveshjeve që kanë ndikim në jetën e qytetarëve. Zvarritja e zbatimit të këtyre marrëveshje ndikon direkt në jetën e qytetarëve të Kosovës. Rasti i marrëveshjes për energji u ka kushtuar qytetarëve të Kosovës me pagesën e çmimit më të shtrenjtë të energjisë.

Artikulli

Ish-kryenegociatores së Kosovës në dialogun me Serbinë nuk i doli i saktë parashikimi lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Edita Tahiri që u ka prirë negociatave me Serbinë që nga fillimi i dialogut në vitin 2011, kishte konsideruar se të gjitha marrëveshjet e arritura do të jenë të zbatuar në vitin 2017.

“2017-ën e shoh si vit kur duhet të përmbyllim marrëveshjet që kanë mbetur, pra zbatimin e marrëveshjeve të pazbatura dhe të fillojë dialogu përmbyllës i fazës së tretë”, tha Edita Tahiri në Jeta në Kosovë, të transmetuar në janar 2017.

Dialogu Kosovë-Serbi ka mbetur i pezulluar që nga rënia e qeverisë së kaluar, kur përfundoi mandatin edhe Tahiri.

Qeveria e re me në krye Ramush Haradinajn, ka zgjedhur kryenegociatorin e ri, Avni Arifin për të vazhduar bisedimet në Bruksel.

Këto bisedime momentalisht janë pezulluar pasi politikani serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, u vra të martën në Mitrovicën Veriore.

Megjithatë , në 7 vjetët e bisedimeve të kryera nga Tahiri janë arritur rreth 33 marrëveshje dhe të paktën 6 marrëveshje të arritura ende nuk janë zbatuar tërësisht.

Në përgjithësi, si të pazbatuara konsiderohen marrëveshja e energjisë, për diplomat, për kadastër, për mbrojtjen civile, largimi i strukturave paralele dhe asociacioni për komunat me shumicë serbe.

Sipas raportit të fundit që Tahiri dorëzoi në Qeverinë e Kosëovës në korrik të vitit 2017, disa nga marrëveshjet e pazbatura janë të bllokuara nga Serbia, ndërsa disa të tjera janë vonuar në zbatim nga ana e Kosovës.

Marrëveshja për energjinë e cila është negociuar për gjashtë vjet është bllokuar nga shteti i Serbisë dhe arsyet për këtë bllokadë janë përshkruar në raportin e Tahirit.

“Ne besojmë se prapa këtyre pengesave qëndron mosgatishmëria e Serbisë për të zbatuar marrëveshjen e energjisë, për shkak të interesave të saja politike dhe ekonomike”, thuhet në raport.

Marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave është po ashtu e pazbatuar për shkak të mosgatishmërisë së Serbisë.

Sipas Edita Tahirit, kjo marrëveshje do të ishte veçanërisht e rëndësishme për studentët që vijnë nga Presheva.

“Motivet për bllokadë duket të jenë të natyrës politike, të orientuara kundër shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët veçanërisht kanë nevojë për pranimin e diplomave të tyre, duke qenë se studiojnë në Kosovë, në mungesë të universitetit në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës në Serbi dhe të cilët kërkojnë të kthehen dhe të shërbejnë në sektorin e arsimit, ose të punësohen në sektorë të tjerë publikë në Luginën e Preshevës”, konstatoi ajo.

Në vitin 2011, Kosova me Serbinë po ashtu kishte arritur marrëveshje që dokumentet kadastrale të cilat janë marrë dhunshëm nga Serbia gjatë luftës kundër Kosovës në vitet 1998-1999 të kthehen në Kosovë.

Sipas raportit, fillimisht vonesat kishin ardhur nga ana e Kosovës në lidhje me miratimin e Ligjit për Agjencinë Teknike mbi krahasimin dhe verifikimin e dokumenteve kadastrale që do të kthehen në Kosovë, ndërsa pas miratimit të këtij ligji, Serbia ende po refuzon të kthejë këto dokumente.

Serbia po ashtu konsiderohet bllokuese e zbatimit të marrëveshjes së arritur në vitin 2015,  për mbylljen e të gjitha objekteve, zyrave dhe depove që kanë qenë në shfrytëzim nga  struktura e quajtur “Mbrojtja Civile” në komunat veriore të Kosovës dhe dorëzimin e tyre institucioneve të Republikës së Kosovës.

Sipas raportit, Serbia ka sabotuar zbatimin e kësaj marrëveshjeje në mënyra të ndryshme.

“Kosova ka paguar paga për 378 persona për 18 muaj me radhë, por ata nuk mund të punojnë, sepse lokalet që kemi marrë me qira janë bombarduar dhe qiradhënësi është kërcënuar. Përveç kësaj, objektet e ish “mbrojtjes civile” të cilat duhej t’i dorëzoheshin Qeverisë së Kosovës, në përputhje me marrëveshjen e Brukselit, dorëzimi nuk është bërë ende”, thuhet në raport.

Në anën tjetër, Kosova është shkas për moszbatimin e marrëveshjes për asociacionin e komunave serbe.

Kjo sipas Tahirit po bëhet për ta kushtëzuar Serbinë për të larguar strukturat paralele të instaluara brenda Kosovës.

“Fenomeni më shqetësues është dualizmi i Serbisë në zbatim i cili nënkupton se në njërën anë zbaton marrëveshjet dhe në anën tjetër vazhdon të mbështesë strukturat paralele të saj në Kosovë, duke përfshirë strukturat ilegale komunale në veri dhe në disa pjesë të tjera të Kosovës”, ka thënë Tahiri.