array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=6"
  }
}

Ragip begaj, NISMA, Malishevë, në Debat Pernime.

Malisheva fajëson Ministrin për zvarritjen e punëve në Stadium

Deklarata

Ragip Begaj: Stadiumi ka me u kry në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm (2018)

 

Ragip Begaj

Vlerësimi

Qëndrim i ndërruar

Krypometri do të vazhdojë të monitorojë projektin e stadiumit të Komunës së Malishevës. Fajësimi i ministrisë për zvarritje të punëve nuk është alibi e mjaftueshme, sepse kryetari i komunës së Malishvës është dashur të jetë i informuar për dinamikën e kryerjes së punëve. Kësaj here do të vlerësohet si ndërrim i qëndrimit, mirëpo nëse zvarritet projekti edhe më tutje atëherë do të bie në pjesën e rrenave.

Artikulli

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj gjatë debateve parazgjedhore, kishte premtuar se stadiumi i këtij qyteti do të përfundohet në gjysmën e parë të vitit 2018.

“Stadiumi ka me u kry në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm (2018)”, ka premtuar Begaj në emisionin “DebatPernime”

Në përgjigjet e kësaj komune, thuhet se ka ende punë për t’u përfunduar siç është: Ngjitja e tepihut dhe mbulimi i shkallëve me ulëse, si dhe disa punë tjera teknike.

Të gjitha këto punë janë pjesë e përgjegjësisë së ministrisë së Kulturës dhe Sportit.

“Pjesa e komunës në rregullimin e stadiumit është e kryer, ka mbetur pjesa e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, andaj duheni që ti drejtoheni ministrisë përkatëse lidhur me përfundimin e punimeve në stadium”, thuhet në përgjigjet e kësaj komune.

Premtimi i Begajt për funksionalizim të plotë të stadiumit nuk do të mund të mbahet.

“Këtë vit, besojmë që ekipet e futbollit, do t’i zhvillojnë ndeshjet në stadium”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Malishevës.

Punimet në ndërtim të stadiumit në Malishevë. Foto e bërë në muajin shtator të vitit 2017.