array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Lutfi Haziri ‘Harron’ Premtimin për Sahat Kullën

Deklarata

“Projekti i Sahat Kullës do të përfundojë këtë vit, në 2016. Ka filluar në vitin 2007 e nuk është realizuar dhe ne nuk kemi dashur ta trajtojmë ambientin jashtë finalizimit të projektit të Sahat Kullës…”

Lutfi Haziri, kryetar i komunës së Gjilanit

Vlerësimi

Rrenë

Objekti i Sahat Kullës, që gjendet përballë stacionit të autobusëve është lënë në harresë nga udhëheqësia komunale e Gjilanit.

Në debatin “Jeta në Komunë” të realizuar në fillim të vitit 2016, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kishte premtuar ky projekt do të përfundojë brenda vitit 2016.

Por gjendja e Sahat Kullës, e fotografuar më 17 dhjetor 2016, e tregon të kundërtën.

Artikulli

Ditë më parë, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri paralajmëroi se nuk do të kandidojë edhe për një mandat në këtë pozitë. Haziri po pretendon se i ka arritur të gjitha ato punë që i ka pasur në plan për këtë komunë. Por diçka ka harruar.

Objekti i Sahat Kullës, që gjendet përballë stacionit të autobusëve është lënë në harresë nga udhëheqësia komunale e Gjilanit.

Në debatin “Jeta në Komunë” të realizuar në fillim të vitit 2016, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kishte premtuar ky projekt do të përfundojë brenda vitit të kaluar.

Por gjendja e Sahat Kullës, e fotografuar më 17 dhjetor 2016, e tregon të kundërtën.

“Projekti i Sahat Kullës do të përfundojë këtë vit, në 2016. Ka filluar në vitin 2007 e nuk është realizuar dhe ne nuk kemi dashur ta trajtojmë ambientin jashtë finalizimit të projektit të Sahat Kullës… Fotografitë mund të jenë marrë në situata të caktuara por Gjilani është një prej qyteteve që mirëmbahet, që ka hapësira të gjelbra dhe që është qytet i pastër definitivisht. Është një prej qyteteve më të pastra”, kishte thënë Haziri në emisionin “Jeta në Komunë” kur është pyetur për Sahat Kullën e lënë në gjysmë.

Nuk ndodh që Lutfi Haziri të mos e ketë parë gjendjen e Sahat Kullës. Selia e degës së LDK-së në të cilën ai është kryetar, është krejt ngjitur me këtë objekt të lënë pasdore.

Gjendja e Sahat Kullës më 17 dhjetor 2016 ka qenë kjo:

sahat-kulla3

sahat-kulla1