array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Agim Bahtiri, AKR, Mitrovicë. Foto: Kallxo.com

Linjat e Transportit Publik që Nuk u Realizuan

Deklarata

Agim Bahtiri: “Unë e kam bërë një plan urban. I kam bërë një plan prej 13 linja të cilat e lidhin qytetet përreth dhe qytetin e përgjithshëm… Këto janë linjat që e ndalojnë 40 për qind transportin në mënyrë që kerret mos me u fut në qytet”, ka thënë ai (Shih Videon nga viti 2013, min 28:25 sec). 

Agim Bahtiri

Vlerësimi

Rrenë

Qytetarët e Mitrovicës vazhdojnë t’i shfrytëzojnë kombit në vend të transportit urban. Transport publik nuk ka as për lagjet më të largëta dhe fshatrat e Mitrovicës. Plani Urban i Bahtirit i prezantuar në vitin 2013 nuk është realizuar.

Artikulli

Kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri i kanë mbetur goxha shumë punë të pakryera nga mandati i parë. Përveç projekteve të premtuara në muajt e fundit, atij i duhet t’i përfundojë edhe projektet që i kishte premtuar 4 vjet më herët.

Premtim tjetër i parealizuar i Bahtirit në mandatin e parë të tij ishte edhe transportit urban dhe linjat e tij që i kishte premtuar në vitin 2013.

Ai kishte premtuar 13 linja të autobusit që i lidhin lagjet dhe fshatrat e Mitrovicës me qytetin. Këto linja të autobusit, sipas tij, do të ndikonin që për 40 për qind të bie numri i veturave që hyjnë në qytet. Në Emisionin “Jeta në Kosovë”, Bahtiri i kishte prezantuar këto linja në një dokument.

“Unë e kam bërë një plan urban. I kam bërë një plan prej 13 linja të cilat e lidhin qytetet përreth dhe qytetin e përgjithshëm… Këto janë linjat që e ndalojnë 40 për qind transportin në mënyrë që kerret mos me u fut në qytet”, ka thënë ai (Shih Videon nga viti 2013, min 28:25 sec).

Transporti publik nuk është funksionalizuar në Mitrovicë.

“Mungesa e transportit të organizuar publik është një prej problemeve që është theksuar nga qytetarët e Mitrovicës”, thuhet në raportin e Institutit GAP për Mitrovicën të publikuar në shtator 2017.

Komuna e Mitrovicës i kishe pranuar disa autobusë si donacion nga finlandezët me qëllim të organizimit të transportit publik nga komuna.

“Kjo nuk është realizuar gjatë mandatit dhe më vonë këta autobusë u janë falur klubeve sportive në Mitrovicë. Transporti në Mitrovicë është i organizuar nga automjete private të cilat operojnë nëpër qytet, derisa në fshatra transporti është i organizuar me autobusë privatë”, thuhet në raportin e GAP-it të publikuar në shtator 2017.

Agim Bahtiri, kryetari i sapozgjedhur i Mitrovicës për mandatin e dytë katërvjeçar u ka thënë mediave se do t’i realizojë ato premtime që nuk ka arritur t’i realizojë nga viti 2013 kur konkurroi për herën e parë për kryetar.

“E di që nuk kam mundur t’i realizoj të gjitha premtimet që i kam dhënë në vitin 2013, mirëpo do t’i realizoj në mandatin e dytë”, kishte thënë Bahtiri ditën e zgjedhjeve të 19 nëntorit kur mori informatat e para që u rizgjodh kryetar i Mitrovicës.

Ne do ju kujtojmë dy premtimet me të mëdha të premtuara në vitin 2013 e që Agim Bahtiri nuk i ka përmbushur qysh është punësimi i 15 mijë vetave dhe fabrika e qumështit në Shalën e Bajgorës.

Bahtiri në 2013 kishte thënë se do t’i punësojë 15 mijë veta në Mitrovicë, këtë premtim Bahtiri e kishte dhënë në Debatin “Jeta në Komunë” premtim ky që Bahtiri e ka pranuar se nuk e ka realizuar.

Ndërtimi i fabrikës së qumështit në Shalën e Bajgorës është premtimi tjetër i parealizuar i Bahtirit. Në 2013-ën Bahtiri pati premtuar brendin e qumështit dhe ndërtimin e fabrikës, por kjo nuk u realizua kurrë.

Bahtiri e ka fituar edhe mandatin e dytë, ndërsa realizimi i projekteve mbetet të shihet ne mandatin e ri të tij.