Shembulli i Lladrovcit për Barazinë Gjinore

Shembulli i Lladrovcit për Barazinë Gjinore

Ramiz Lladrovci, Shkurt 2017

E vërtetë

Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përmbushur premtimin e parë që e ka dhënë gjatë fushatës zgjedhore në dhjetor të vitit të kaluar. Ai i ka emëruar pesë gra në pozita udhëheqëse. Kimete Qorri është emëruar drejtore e Administratës Komunale, Anita Avdullahu – Dvorani është emëruar drejtore për Bujqësi dhe Zhvillimit Ekonomik, Aurora Berisha, drejtore e Inspeksionit, Lumnije Krapi, drejtore e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës dhe Flutura Avdiu, drejtore për Kulturë, Rini e Sport.

Ramiz Lladrovci më 18 dhjetor 2016: “Këtë mandat 3 deri 4 drejtori së paku do të drejtohen nga gratë”.

Vlerësimi: Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci e ka mbajtur premtimin për emërimin e grave në poste ekzekutive. Ai i ka emëruar pesë gra drejtoresha në departamentet e Komunës së Drenasit nga 10 drejtori sa i ka kjo komunë. Kështu, ai e ka tejkaluar premtimin e dhënë në Emisionin “Jeta në Kosovë”, me autore Jeta Xharrën.

  • E Vërtetë

  • Pjesërisht E Vërtetë

  • Me Kos

  • Rrenë

  • Rrenë e kryptë

  • Qëndrim i ndërruar

  • Hetimet vazhdojnë

Premtimin për përfaqësim të barabartë gjinor në kabinetin komunal, Lladrovci e kishte dhënë në Emisionin “Jeta në Kosovë” më 15 dhjetor 2016 ku u përball me rivalin e tij , Isa Xhemajlaj nga NISMA për Kosovën në garën për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit.

“E kam premtu që drejtoresha në ekzekutivin e Drenasit do të jenë 50 për qind gra, 50 për qind burra. U kam thënë që këtë mandat të mbetur ndoshta nuk do të arrij t’i bëj 50 për qind, por mandatin e ardhshëm që vjen pas disa muajsh do ta bëj. Do të jap prova në këtë mandat, për ta vërtetuar për mandatin tjetër. Këtë mandat, 3 deri 4 drejtori, së paku, do të drejtohen nga gratë”, tha Lladrovci.

Premtimi i kryetarit Lladrovci për barazi gjinore.