array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Besim Ilazi, kryetar i komunës së Kaçanikut

Kaçaniku në pritje të ujit

Deklarata

Besim Ilazi: “Sa i përket çështjet së ujësjellësit mund të them se këtë vit (2018) do të  përfundojë një projekt madhor”.

 

Besim Ilazi

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Krypometri konsideron se ky është njëri prej projekteve të rëndësishme për qytetarët e Kaçanikut, prandaj do të vazhdojë të monitorojë nëse do të përfundohet me kohë, si dhe nëse pas funksionalizimit këto fshatra do të kenë ujë të mjaftueshëm. Rëndësia e furnizimit me ujë si dhe rreziku i keqpërdorimit dhe vendosjes së gypave jocilësorë, siç ishte rasti i Rahovecit, na bëjnë që të kemi fokusin në këtë projekt më rëndësi për qytetarët e Kaçanikut.

Artikulli

Komuna e Kaçanikut është njëra ndër komunat me shtrirjen më të vogël të rrjetit të ujësjellësit.

Në debatin për kryetar të komunave “DebatPernime”, kryetari aktual i Kaçanikut, Besim Ilazi, ka thënë se brenda vitit 2018 do të shtrihet rrjeti i kanalizimit në 40 % të vendbanimeve të kësaj komune.

Projekti është financuar në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Sa i përket çështjet së ujësjellësit mund të them se këtë vit (2018) do të  përfundojë një projekt madhor i financuar nga Ministria e Ambientit ku përfshihen këto 9 fshatrat që përbën diku 40 për qind të popullatës së Komunës së Kaçanikut, duke përfshirë edhe pjesën tjetër që 40 për qind janë në sistemin e ujësjellësit mendoj që Komuna e Kaçanikut tani diku mbi 70 për qind do të jetë e furnizuar me sistem të ujësjellësit”, ka thënë Ilazi.

Ai ka premtuar edhe zëvendësimin e gypave të asbestit.

“Do të mbeten edhe disa fshatra që kanë qenë me vetiniciativë siç është fshati Biçevc. Pastaj kemi fshatin që është një sfidë sepse kemi ende një pjesë të ujësjellësit me gypat e asbestit”, ka thënë ai.

Kallxo.com gjatë hulumtimit për debatet komunale ka gjetur se një prej problemeve kryesore për qytetarët e kësaj komune është mungesa e ujit dhe kanalizimit.

Në Komunën e Kaçanikut thonë se projekti do të finalizohet brenda këtij viti.

“Projekti në fjalë është në fazën përfundimtare, është duke u punuar rrjeti sekondar, në fshatra do të vendosen orematësit dhe pritet që brenda këtij viti të finalizohet në tërësi. Ky projekt financohet dhe mbikëqyret nga MMPH-ja”, ka thënë Ramadan Osmani, drejtor i Drejtorisë së Emergjencave dhe Shërbimeve Publike në Komunën e Kaçanikut.

Krypometri konsideron se ky është njëri prej projekteve të rëndësishme për qytetarët e Kaçanikut, prandaj do të vazhdojë të monitorojë nëse do të përfundohet me kohë, si dhe nëse pas funksionalizimit këto fshatra do të kenë ujë të mjaftueshëm.

Rëndësia e furnizimit me ujë si dhe rreziku i keqpërdorimit dhe vendosjes së gypave jocilësorë, siç ishte rasti i Rahovecit, na bëjnë që në të kemi fokusin në këtë projekt më rëndësi për qytetarët e Kaçanikut.

Debati i plotë: