array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Isa Mustafa, i Saktë në Numërimin e Zëvendësministrave

Deklarata

Isa Mustafa: Numri maksimal në çdo periudhë të qeverisë time nuk ka kaluar 47 zv. ministra.

Isa Mustafa

Vlerësimi

E vërtetë

Isa Mustafa ka qenë disa herë protagonistë i Krypometrit gjatë këtij viti, pjesën më të madhe për të pavërtetat që i ka thënë. Kësaj here, Mustafa e ka thënë të vërtetën. Ai ka thënë se zëvendësministrat në qeverinë e tij asnjëherë nuk e kanë kaluar numrin 47. Në anën tjetër, qeveria e udhëhequr nga Haradinaj numëron 64 (ose më shumë) zëvendësministra, nëse në ndërkohë nuk është emëruar ndonjë zëvendësministër i ri.

Artikulli

Ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i ka reaguar Kryeministrit Ramush Haradinaj pasi ky i fundit e ka krahasuar numrin e zëvendësministrave. Harandinaj disa herë e ka përsëritur se në Qeverinë Mustafa kishte më shumë zëvendësministra sesa që janë emëruar deri më tani në qeverinë e tij.

Mustafa tha se numri i zëvendësministrave gjatë kohës së qeverisë së tij ka qenë më i vogël sesa në qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

“Duhet të reagoj për një të pavërtetë që lexova se Kryeministri Haradinaj e kishte thënë në Kuvend, se qeveria ime ka pasur më shumë zv. ministra. Numri maksimal në çdo periudhë të qeverisë time nuk ka kaluar 47 zv. ministra. Edhe kjo ka qenë shumë”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.

Deklarata e Mustafës është e vërtetë. KALLXO.com ka marrë përgjigje zyrtare nga Zyra e Kryeministrit për numrin e zëvendësministrave që i kishte Qeveria Mustafa. Krypometri e kishte përgënjeshtruar Haradinajn ditë më parë lidhur me këto deklarata, duke u bazuar në listat dhe numrat e zëvendësministrave në të dy qeveritë.

Mustafa vs Haradinaj: Qeveria me më Shumë Zëvendësministra