array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Haskuka e hap Komunën e Prizrenit

Deklarata

Haskuka: Menjëherë mbas marrjes së detyrës do të mundohemi të nxjerrim të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me vendimmarrjen në komunë

 

Mytaher Haskuka

Vlerësimi

E vërtetë

Krypometri e vlerëson deklaratën e Mytaher Haskukës si të vërtetë pasi dokumentet vendimarrëse brenda kësaj komune janë publikuar para afatit të përcaktuar nga vetë Haskuka. Po ashtu Komuna e Prizrenit vlerësohet si një komunë e hapur ndaj qytetarëve dhe grupeve të interesit në dokumente publike

Artikulli

Komuna e Prizrenit ka avancuar në transparencën e qeverisjes komunale me në krye Mytaher Haskukën.

Në debatin parazgjedhor në garë për të parin e Prizrenit të moderuar nga Jeta Xharra,  Haskuka ishte zotuar se do të bëjë publike vendimet e tij, së bashku me dokumente të rëndësishme të kësaj komune.

“Në pikën e parë e kemi pas: Prizreni, komunë e hapur. Menjëherë mbas marrjes së detyrës do të mundohemi që të mundohemi që të nxjerrim të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me vendimmarrjen në komunë, në mënyrë radikale. Tre muajt e parë apo gjashtë muajt e parë. Më se voni gjashtë muaj sepse mundet me pas vonesa”, kishte thënë ai.

Haskuka  u betua si Kryetar më 22 dhjetor të vitit 2017, që do të thotë se kanë kaluar më shumë se katër muaj të qeverisjes së tij.

Deri në këtë kohë, në faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit janë publikuar të gjitha vendimet e Kryetarit të Komunës.

Përveq kësaj, Haskuka ka bërë publik raportin e 100 ditëve të para të punës në këtë komunë.

Shpenzimet e bëra nga ekzekutivi po ashtu janë bërë publike brenda raportit të punës së Drejtorisë për Ekonomi dhe Financa.

Kryetari i Prizrenit ishte angazhuar edhe në publikimin e gjetjeve të inspektoratit të komunës, veçanërisht lidhur me kontrollet ushqimore.

Ai disa herë postoi në Facebook-un e tij gjetjet e mishit dhe produkteve të mishit të prishura nëpër pika të shitjes në Prizren.

Pas skandalit me mishin e prishur në nivel vendi, Haskuka themeloi edhe një qendër të thirrjeve të hapur për raportimet e qytetarëve.