array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Ardian Gjini në Debat Pernime. Foto: Atdhe Mulla

Gjakova nuk publikon kontratat me operatorët ekonomikë

Deklarata

Gjini: “Të gjitha kontratat që komuna i lidhë me operatorë ekonomikë, sapo ta marrin”.

Ardian Gjini

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Krypometri vlerëson deklaratën e Gjinit si rrenë e kryptë meqë nuk është bërë publikimi i kontratave të komunës me operatorë ekonomikë siç ai kishte premtuar. Publikimi i kontratave është me rëndësi që të gjithë të interesuarit t’i dinë obligimet që kanë operatorët ekonomik karshi komunës dhe specifikat e projekteve. Të gjitha këto janë të nevojshme që qytetarët, gazetarët e shoqëria civile të ketë mundësi të monitorojë zbatimin e kontratave.

Artikulli

Kontratat që bizneset e ndryshme i nënshkruajnë me Komunën e Gjakovës pas procedurave të tenderimit, nuk mund të gjinden në faqen online të kësaj komune.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini nuk ka përmbushur premtimin e tij se do të bëjë publikimin e kontratave që komuna lidh me operatorët ekonomikë.

Në debatin parazgjedhor të moderuar nga Jeta Xharra, Gjini ishte zotuar se publikimi i këtyre të dhënave do të bëhej menjëherë.

“Listën e bizneseve që marrin tender nga komuna, sapo ta marrin. Të gjitha kontratat që komuna i lidhë me operatorë ekonomikë, sapo ta marrin”, kishte thënë Gjini.

Në fakt, në faqen e komunës gjendet njoftime të ndryshme për proceset e prokurimit, siç janë ‘njoftimet për kontratë’, ‘njoftimi për dhënie të kontratës’ dhe anulimin e saj, por jo kontratat si dokumente të nënshkruara.

KALLXO.com ka kërkuar informacione nga Zyra për Informim në Gjakovë se kur do të bëhet publikimi i këtyre të dhënave dhe ata kanë thënë se të dhënat janë publikuar duke ju referuar rubrikës ku janë publikuar rekomandimet për kontratë (njoftimet për dhënie të kontratës).

Gjatë organizimit të debateve kryetar të komunave, të gjitha kandidatëve duke e përfshirë edhe Gjinin i janë dërguar pyetjet 48 orë më herët. Në mesin e pyetjeve të dërguara ka qenë edhe ‘kur do të filloni t’i publikoni kontratat që komuna i lidh me operatorët ekonomik’? E njëjta pyetje i është lexuar edhe njëherë Gjinit, ndërsa ai ishte përgjigjur qartë se kontratat do të publikohen sapo të nënshkruhen.

Ardian Gjini ka qenë protagonist i krypometrit edhe dhe matjen e deklaratave të tij mund ta gjeni këtu.