array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Isa Mustafa, Kryetar i LDK

Fryrja e Rritjes Ekonomike

Deklarata

Isa Mustafa: Edhe këtë vit (2016) presim rritje ekonomike mbi 4%.

Isa Mustafa (11.02.2017): Në vitin 2015 dhe 2016, rritja reale e ekonomisë ka arritur në 4%.

Isa Mustafa

Vlerësimi

Me kos

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka thënë se rritja ekonomike në vitin 2016 ka qenë 3.5%. Fakti që Kryeministri ka insistuar në rritjen mbi 4 për qind, përkundër që mesatarja e rritjes ekonomike deri në fund të muajit shtator ka qenë 3.6% tregon se ai qëllimisht e ka përdorur një shifër më të lartë të rritjes ekonomike në diskursin e tij. Që të arrihet rritja ekonomike vjetore prej mbi 4%, në tremujorin e fundit është dashur një rritje prej mbi 5 për qind. E FMN-ja, po thotë se në 2016, rritja ekonomike do të jetë 3.5 përqind.

Artikulli

Përkundër asaj që rritja ekonomike mesatare deri në fund të muajit shtator ishte vetëm 3.6%, kryeministri Isa Mustafa disa herë e ka përsëritur se rritja në vitin 2016 ishte mbi 4 për qind.

Institucioni i vetëm që merren me prodhimin e statistikave në Kosovë është Agjencia e Statistikave të Kosovës. Është ky institucion që zakonisht tregon për rritjen ekonomike që ka pasur Kosova në vitet apo muajt e kaluar. ASK deri më tani ka prodhuar tri raporte për rritjen ekonomike për vitin 2016, të cilat përfshijnë periudhë deri në fund të muajit shtator. Në total, ASK-ja ka thënë se deri në fund të muajit shtator rritja ekonomike mesatare ka qenë rreth 3.6%. Bazuar në raportin e ASK-së, në tremujorin e parë, rritja ekonomike ka qenë 3.8%. Në tremujorin e dytë (prill-qershor), rritja ekonomike ka qenë 3.3 %, ndërsa në tremujorin e tretë (korrik-shtator) rritja ekonomike ka arritur serish në 3.8 për qind. Që të dihet saktë, sa ka qenë rritja ekonomike në vitin 2016, duhet të pritet publikimi i raportit “Bruto Produkti Vendor” për vitin 2016 nga ASK-ja, përkatësisht e tremujorit të fundit të këtij viti. Publikimi i BPV zakonisht bëhet në fund të pjesës së parë të vitit 2017.

Përkundër asaj që rritja ekonomike mesatare deri në fund të muajit shtator ishte vetëm 3.6%, kryeministri Isa Mustafa disa herë e ka përsëritur se rritja në vitin 2016 ishte mbi 4 për qind.

“Në ekonomi kemi rezultate të prekshme, të vlerësuara nga institucionet ndërkombëtare dhe të vërtetuara me të dhëna reale pozitive. Edhe këtë vit presim rritje ekonomike mbi 4 %, më e madhja në rajon”, ka deklaruar Mustafa në konferencën e fundit për vitin 2016.

Mustafa e ka ripërsëritur të njëjtin qëndrim edhe në muajin shkurt.

“Duhet të theksoj se në vitin 2015 dhe 2016, rritja reale e ekonomisë ka arritur në 4%”, ka thënë ai me datën 11 shkurt.

Këtë e ka thënë edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti. Ai në një postim në “Facebook” ka thënë se rritja ekonomike në dy vitet e kaluara (2015 dhe 2016) ka qenë mbi 4 për qind.

“Rritja ekonomike në Kosovë prej mbi 4% në këto dy vite të qeverisjes është stabilizuar dhe ka hyrë në një trend afatgjatë të rritjes së qëndrueshme, me potencial të arrij 6-7% varësisht nga progresi në disa projekte madhore dhe reforma institucionale”, ka shkruar Hoti.

Për të vlerësuar deklaratën e kryeministrit për rritje ekonomike duhet të presim statistika zyrtare nga Agjencia e Statistikave, të cilat publikohen më vonë. Por, Fondi Monetar Ndërkombëtar 2 muaj e gjysmë pas përfundimit të vitit 2016 vazhdon të besoj që rritja ekonomike në vitin 2016 ishte vetëm 3.5 për qind. Kjo është konfirmuar nga shefi i FMN-së në Kosovë, Rud Vermelen.

“Po shohim se ka rimëkëmbje të vazhdueshme një rritje të ekonomisë prej 3.5 për qind në vitin e kaluar kryesisht e nxitur nga kërkesa e lartë dhe vendore  që është rritur për 6 për qind, por që është mbështetur nga remitancat e të konsiderueshme të diasporës kosovare”, tha Vermeulen.

Rritjen ekonomike prej 4 për qind në vitin 2016 e ka kontestuar edhe ekonomisti i Bankës Botërore, Agim Demukaj. Ai ka shkruar se rritja ekonomike në tremujorin e katër (tetor-dhjetor 2016) duhet të jetë mbi 5 për qind në mënyrë që të arrihet rritja ekonomike prej 4%, aq sa ka thënë kryeministri.