array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Albena Reshitaj, ish Ministre, MMPH

Fjala e Mbajtur për Zëvendësimin e Qymyrit

Deklarata

Albena Reshitaj: “Këtë të mërkurë që do të vjen, ne do t’i ndërprejmë përdorimin e thëngjillit në dy çerdhe në Prishtinë”.

 

Albena Reshitaj

Vlerësimi

E vërtetë

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj e ka mbajtur fjalën e dhënë. Të mërkurën ajo i ka zëvendësuar lëndet djegëse në dy institucionet arsimore. Ia ka hequr qymyrin këtyre institucioneve për t’ju çuar dru për ngrohje. Krypometri do të vazhdojë të monitorojë punën e ministres Reshitaj, nëse do të vazhdojë me zëvendësimin e qymyrit me dru nëpër shkollat dhe çerdhet publike.

Artikulli

Emisioni “Jeta në Kosovë” gjatë javës së kaluar për temë ka pasur ngrohjen. Në prag të dimrit është diskutuar se si t’i gjendet alternativa qymyrit për ngrohje. Në këtë emision përveç fakteve të paraqitura për nivelin e lartë të ndotjes në kryeqytet nga djegia e qymyrit, është konstatuar se rrezik të lartë përbën ngrohja me qymyr e hapësirave publike, siç janë shkollat apo çerdhet. Në këtë emision, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj u zotua se të mërkurën që kaloi do të zëvendësojë qymyrin me dru në dy institucione arsimore.

“Të mërkurën, këtë që do të vjen, ne do t’i ndërprejmë përdorimin e thëngjillit në dy çerdhe në Prishtinë dhe kjo në bazë të aktiviteteve, përdorimi i thëngjillit është shumë shqetësues”, pati thënë Reshitaj në Emisionin ‘Jeta në Kosovë’, ku ishte e ftuar për të diskutuar në lidhje me ndotjen e ajrit dhe ngrohjen me qymyr.

Ashtu edhe ndodhi. Reshitaj ishte në dy institucione arsimore, në një çerdhe private dhe në Fakultetin e Studimeve Islame, ku u bë zëvendësimi i qymyrit me dru, të cilët ishin konfiskuar gjatë gjithë vitit nga ana e Agjencionit Pyjor.

Ministrja Reshitaj, në një prononcim për media, të mërkurën, tha se do të luftohet ndotja nga thëngjilli.

“Mendoj se nuk ka alternativë tjetër që do të na ndalojë që së bashku me të gjitha institucionet ta luftojmë përdorimin e thëngjillit dhe të gjitha lëndëve djegëse që dëmtojnë shëndetin e qytetarëve tanë”, tha Reshitaj.