array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Valdrin Lluka, Ministër i Zhvillimit Ekonomik. Foto: Kallxo.com

Fjala e Mbajtur për Publikimin e Kontratave për TC ‘Kosova e Re’

Deklarata

Valdrin Lluka: Kontrata do të hapet, nuk do ta mbaj barrë, do të hapet e do të diskutohet, kam kërkuar kohë deri këtë të premte (29 dhjetor).

Valdrin Lluka

Vlerësimi

E vërtetë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka e ka mbajtur fjalën për publikimin e kontratave komerciale për Termocentralin ‘Kosova e Re’. Për premtimin e mbajtur për publikim të kontratave, krypometri e vlerëson si të vërtetë. Por, krypometri i parë, për kohën e publikimin vazhdon të ketë vlerësimin e njëjtë, Rrenë, meqë kontratat nuk ishin publikuar brenda premtimit kohor të dhënë paraprakisht.

 

Artikulli

Ministria e Zhvillimit Ekonomik i ka publikuar kontratat komerciale të arritura me kompaninë amerikane ‘Contour Global’ për Termocentralin ‘Kosova e Re’.

Publikimi i kontratave është bërë 20 ditë më vonë se data e premtuar nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

“Kontrata do të hapet, nuk do ta mbaj barrë, do të hapet e do të diskutohet, kam kërkuar kohë deri këtë të premte (29 dhjetor) se janë disa procese teknike që janë diskutuar me Countur Global. Negociatat kanë përfunduar dhe deri nesër të hapet, ka mundësi të vonesës dyditore por ajo do të hapet”, është shprehur Lluka në konferencën e fundvitit.

Lluka ka thënë se kontrata do të jetë e publikuar vazhdimisht në ueb-faqen e ministrisë.

“Nuk është publiku në fund të vitit siç kam premtuar për shkak të disa shkaqeve teknike. Kontrata me ‘Countur Global’ është mbi 1,000 faqe, do të shpërndahet e printuar, përmes usb-së do të jetë në faqen e MZHE-se. Nuk ka absolutisht asnjë ndryshim, do të vazhdoj ta promovoj transparencën”, ka thënë Lluka.

Duke klikuar këtu mund t’i shkarkoni dhe lexoni të gjitha kontratat e nënshkruara, të cilat janë në gjuhen angleze. Ai ka premtuar se të gjitha kontratat që do të nënshkruhen nga ana e tij do të publikohen në të ardhmen.

Ky është krypometri i parë rreth premtimit të thyer për publikimin e kontratës.

Premtimi i Thyer për Publikimin e Kontratave për Termocentralin e Ri