Edita Tahiri i Kryp Ambasadorët

Marrëveshjet garantuan zhbërjen e strukturave paralele serbe në veri

Edita Tahiri, Ministre për Dialog, Dhjetor 2016

Rrenë e kryptë

Ministrja për Dialog në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, i ka gënjyer ambasadorët e Kosovës kur u ka thënë se marrëveshjet e Brukselit kanë për sukses zhbërjen e strukturave paralele serbe në veriun e Kosovës.

“Marrëveshjet garantuan zhbërjen e strukturave paralele serbe në veri”, citohet ministrja Edita Tahiri të ketë thënë në këtë konferencë nga komunikata e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

Kjo deklaratë e Tahirit është vlerësuar nga KRYPOMETRI si rrenë e kulluar duke u bazuar në deklaratat e para disa ditëve të kryeministrit Isa Mustafa.

Marrëveshjet garantuan zhbërjen e strukturave paralele serbe në veri.

  • E Vërtetë

  • Pjesërisht E Vërtetë

  • Me Kos

  • Rrenë

  • Rrenë e kryptë

  • Qëndrim i ndërruar

  • Hetimet vazhdojnë

Ky i fundit në një postim në Facebook kishte shkruar se ndërtimi i murit në Mitrovicën Veriore “është vepër e strukturave paralele serbe”. Sipas hierariksë qeveritare, Kryeministri është personi më i informuar në vend i cili thotë edhe fjalën e fundit.

Edita Tahiri është ministreshë për dialog në qeverinë Mustafa. Ajo drejton dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë dialog ky i cili ka rezultuar me disa marrëveshje një pjesë e të cilave ende nuk janë realizuar.

Edita Tahiri i Kryp Ambasadorët

by Kreshnik Gashi
NA NDIQNI