array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Krypometër: Deklarata e Pasaktë e Kadri Veselit për Fisnik Ismailin

Deklarata

“Mikja e Fisnikut i mat komandantat sa miliona i kanë. Me na qit krejt bashkë neve çka jemi ma shumë se Fisniku nuk i kemi”, tha Veseli.

Vlerësimi

Rrenë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, iu ka referuar gabimisht pasurisë së deputetit të VV-së, Fisnik ismaili, sot në seancën e Kuvendit të Kosovës. Veseli ishte shprehur se pasuria e Ismailit është më e madhe se pasuria e të gjithë “komandantëve”, referencë për personalitetet publike që kanë dalë nga UÇK-ja. Të dhënat e deklaruara të pasurisë në Agjensionin Kundër Korrupsionit e dëshmojnë të kundërtën e asaj që e tha Veseli.

Artikulli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në fjalimin e tij në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës hiperbolizoi pasurinë e deputetit nga Lëvizja Vetëvendosje, Fisnik Ismaili.

Duke iu referuar shkrimit të KALLXO.com rreth pasurisë disa prej  ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës [sipas të dhënave në Agjencinë Kundër Korrupsionit], Veseli gaboi në shifra për afro 12 milionë euro.

Gjatë fjalimit të mllefosur kryesisht karshi deputetëve të Vetëvendosjes ai deklaroi se pasuria e përbashkët e të gjithë ‘komandantëve’ nuk mund ta kalojë pasurinë  e Fisnik Ismailit.

“Mikja e Fisnikut i mat komandantat sa miliona i kanë. Me na qit krejt bashkë neve çka jemi ma shumë se Fisniku nuk i kemi”, tha Veseli.

KALLXO.com ka bërë llogaritjen e pasurive të të dy tashmë deputetëve në Kuvendin e Kosovës, Kadri Veseli dhe Fisnik Ismaili.

Gjithnjë duke u bazuar në deklarimet që vetë këta zyrtarë i kanë bërë në AKK del se Veseli pa ndihmën e komandantëve të tjerë i kalon Fisnik Ismailit për nga pasuria.

Në deklarimin e pasurisë për vitin 2017 deputeti Fisnik Ismaili ka deklaruar një pasuri prej mbi 178 mijë euro duke llogaritur këto pasurinë e luajtshme, të paluajtshme dhe të hyrat vjetore.

Në anën tjetër pasuria e përgjithshme e deklaruar për vitin 2017 nga Kadri Veseli është afro 339 mijë euro.

Pra pasuria e Veselit kalon atë të Ismailit me afro 161 mijë euro.

Ndërkaq nëse do të krahasohej pasuria e të gjithë komandantëve me atë të Fisnik Ismailit ashtu siç deklaroi Veseli rezultati do të ishte në favor të komandantëve me afro 11 milionë e 800 mijë euro epërsi.