array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

Avdullah Hoti - Foto: Facebook

Avdullah Hotit i Doli Parashikimi për Rritjen Ekonomike

Deklarata

Avdullah Hoti: “Rritja pritet të arrijë 4.1 për qind më 2017″. 

Avdullah Hoti

Vlerësimi

E vërtetë

Premtim për rritje ekonomike mbi 4 për qind për vitin 2017 kishte dhënë ish-shefi i kuletës së shtetit, Avdullah Hoti. Ky parashikim po rezulton i vërtetë. Por, Qeveria e kaluar nuk ishte gjithmonë e saktë në parashikime ekonomike. Ish-kryeministri Isa Mustafa kishte deklaruar se rritja ekonomike e vitit 2016 ishte mbi 4%, që rezultoi që ishte konstatim i pasaktë.

Artikulli

Ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti, në konferencën për media të organizuar në janar të vitit 2017 përveç të arriturave të vitit 2016, ai shpalosi edhe objektivat për vitin 2017.

Ish-shefi i kuletës së shtetit, Avdullah Hoti, kishte thënë se rritja ekonomike në vitin 2017 pritet të jetë mbi 4 për qind.

Në anën tjetër në Raportin e Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor të Bankës Botërore, që u publikua muajin e kaluar, u tha se Kosova ka pasur rritje të punësimit në 8.5 për qind dhe rritje ekonomike 4.4 për qind.

Gjithashtu, edhe në deklaratën përmbyllëse të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) thuhet se rritja ekonomike e vitit 2017 pritet të jetë 4.1 për qind.

“Rritja pritet të arrijë 4.1 për qind më 2017, në mesin e më të lartave në rajon, nxitur nga investimet dhe eksportet e larta. Rritja e vazhduar e hyrjeve të remitancave dhe huadhënies bankare gjithashtu ka mbështetur këtë zhvillim”, thuhet në komunikatën e FMN-së.

Hoti ishte kandidat për kryeministër të Kosovës nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, ndërsa që nga muaji shtator më nuk është ministër, por vetëm deputet.

Por, Qeveria e kaluar nuk ishte gjithmonë e saktë në parashikime ekonomike.

Ish-kryeministri Mustafa kishte deklaruar se rritja ekonomike e vitit 2016 ishte mbi 4%, që rezultoi që ishte konstatim i pasaktë.

Fryrja e Rritjes Ekonomike