Kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Afërdita Bytyqi - Foto: KALLXO.com

Kryetarja e Gjykatës- Më pak Para të Gatshme

Afërdita Bytyqi, kryetare e Gjykatës Themelore të Prishtinës qëndron mjaft mirë sa i përket pasurisë.

Në Agjencinë Kundër Korrupsion, ajo ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerën prej 241 mijë eurove. Vitin e kaluar pronën e paluajtshme Bytyqi e kishte vlerësuar 218 mijë euro.

Ajo ka deklaruar edhe një veturë, vlera e së cilës arin në 7000 euro. Çmim të njëjtë veturës Bytyqi i kishte vënë edhe në 2016-ën. Por paratë e gatshme Bytyqit i kanë rënë në raport me deklarimin e vitit të kaluar.

Kryetarja Bytyqi ka deklaruar të hyrat vjetore të saj dhe pensionet e dy prindërve në vlerë totale prej 20 mijë e 100 eurove.

Krahasuar me një vit më parë, Bytyqit pasi ka ardhur në pozitën e kryetares së Gjykatës Themelore i është zvogëluar paga, nga 1417 euro sa ishte paga e saj si gjyqtare, në 1100 euro.