Deçani - Foto: Facebook

Kryetari Publikon Projektet Milionëshe në Deçan

Kryetari i Komunës së Deçanit ka bërë të ditur projektet e parapara të realizohen brenda këtij viti në ketë komunë.

Bashkim Ramosaj ka publikuar listën dhe vlerën e këtyre projekteve që do realizohen gjatë vitit 2018.

Gjithsej 21 projekte janë paraparë për ketë vit të realizohen në Deçan, të cilat për t’u realizuar kapin shifrën e afër 5 milionë euro.

“Projekte të përbashkëta të Komunës së Deçanit dhe Qeverisë së Kryeministrit Ramush Haradinaj, të cilat do të fillojnë të realizohen gjatë vitit 2018-të”, ka shkuar në rrjetin e tij social “Facebook”.

Nga projektet më të rëndësishme që pritet të fillojnë këtë vit është zgjerimi i rrugës kryesore, e cila pritet t’i shmangë kolonat e gjata dhe t’ia ndryshojë pamjen qytetit.

Po ashtu, edhe projekte të tjera infrastrukturore priten të realizohen në këtë komunë.