Arkiv

Kryetari i LDK-së në Prizren i Pakënaqur

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka shprehur keqardhje që jashtë listës së kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 11 qershorit kanë mbetur figura të njohura të partisë nga ky qytet dhe rrethi.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Avdyli ndihet keq që jashtë listës ka mbetur deputeti më i votuar i Prizrenit dhe themeluesi i LDK-së, dr. Hatim Baxhaku, pastaj Xhavit Ukaj, Haziz Hodaj, Nijazi Ademaj, etj.

Haxhi Avdyli shpreh bindjen se me aktivitetin e këtyre zyrtarëve LDK do të fitojë bindshëm në zgjedhjet lokale në Prizren.

Vetë Haxhi Avdyli është kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës në listën e koalicionit LDK-AKR-Alternativa.

Në linkun e mëposhtëm e gjeni listën e kandidatëve të koalicionit për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

http://kallxo.com/naser-osmani-prish-pastertine-e-listes-se-koalicionit-rreth-ldk-se/