Hasan Shala, kryetar i Gjykatës së Apelit. Foto: Kallxo.com

Kryetari i Gjykatës së Apelit Tregon për Kontaktet me Adem Grabovcin

“Pozitën të cilën tani e kam marrë, kryetar i Gjykatë së Apelit, ua dedikoj vetëm qytetarëve të Kosovës. Në asnjë moment kurrë s`ka pasë ndikim tek unë politika. Unë me punën time profesionale rreth 17 vite punoj, duke filluar nga Gjykata në Pejë dhe puna ime profesionale më ka shtyrë që edhe këtë detyrë ta pranoj dhe kam dëshirë të sfidohem për punën time”, ka thënë Hasan Shala, kryetar i Gjykatës së Apelit.

I pyetur për përmendjen e emrit të tij nga nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci, në aferën e përgjimeve të EULEX-it të rrjedhura në “Insajderi”, Shala ka thënë se nuk ka kërkuar nga askush ndonjë favor dhe se emri i tij është përmendur pa lejen e tij.

“Adem Grabovci nuk më ka përmend, por Adem Grabovci ka bisedu me një koleg timin edhe pa më pyetur mua fare e kanë marrë bisedën time si çdo qytetar. Adem Grabovci edhe shumë tjerë unë i njoh edhe të politikës, edhe të PDK-së edhe të LDK-së edhe të AAK-së. Edhe prej të gjithë këtyre kam edhe urime dhe më kanë uruar për postin të cilin e kam pranuar. Adem Grabovcin e njoh përafërsisht mund të ndodhë që 30 vite, nga koha e ilegalitetit, por jo vetëm Adem Grabovcin por njoh edhe shumë tjerë”, ka thënë kryetari i ri i Gjykatës së Apelit, për emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

Deklaratën e Hasan Shalës mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: