Kryesuesi i Vendvotimit Asiston Kundërligjshëm Votuesin

Në qendrën e votimit 0318E në Polluzhë, kryesuesi i vendvotimit i ka ofruar asistencë një të moshuari për votim.

Ky lloj i asistimit bie ndesh me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Neni 89 paragrafi 5 i këtij Ligji e ndalon rreptësisht asistimin e votuesve nga vëzhguesit e certifikuar të zgjedhjeve.

Për më tepër vëzhguesit e KALLXO.com raportojnë se ky asistim nuk është regjistruar siç kërkohet më Ligj.