Ushtarët e FSK-së në automjetin e tyre | Foto: Drejtësia në Kosovë

Kryesia Mblidhet për Projektligjin e FSK-së

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet nesër për të vendosur se kur në Kuvendin e Kosovës do të shkojë Projektligji për FSK-në.

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka ftuar anëtaret e Kryesisë dhe shefat e grupeve parlamentare nesër në orën 10 që t’ua paraqesë Projektligjin për FSK-në.

E vetmja pikë e rendit të ditës në mbledhjen e nesërme do të jetë  Procedimi i Projektligjit nr. 05/L-156 për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Sot gjatë ditës Presidenti Thaçi ia dorëzoi Veselit këtë projektligj.

Nga pamundësia për t’i bindur deputetët e Listës Serbe që të votojnë pro ndryshimeve kushtetuese që do të mundësonin transformimin e FSK-së në Forcën e Armatosur të Kosovës, Presidenti Thaçi në bazë të fuqisë së tij kushtetuese ka përgatitur Projektligjin për FSK-në.

http://kallxo.com/thaci-fqinjet-transformimin-e-fsk-se-ta-shohin-si-hap-demokratik/

Një ditë më herët, deputetët përfaqësues të partive politike e Kuvendit të Kosovës thanë për KALLXO.com se presin që të konkretizohet kjo nismë e Presidentit.

http://kallxo.com/deputetet-presin-nga-thaci-ta-konkretizoje-nismen-per-fsk-ne/